Aktualitet

Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e vajzës, prokuroria refuzon kërkesën e Ergys Arrazit

Ergys Arrazi, babai i tre fëmijëve dhe gruas së tij të mbytur në ujërat e lumit Buna, mesditën e sotme ka kërkuar leje për të marë pjesë në ceremoninë e varrimit të vajzës së tij, Ergesa.

9-vjeçarja Ergesa, është e vetmja që një ditë më parë u gjend krejt rastësisht në ujë nga një peshkatar i zonës i cili njoftoi më pas policinë e Shkodrës.

Babai i Ergesës, Erdgys Arrazi, i cili momentalisht ndodhet i arrestuar ka kërkuar disa orë lejë në policinë lokale, me qëllim për t’u shoqëruar në ceremoninë e varrimit të vajzës.

Kërkesa i është bërë policisë së Shkodrës dhe më pas ajo i është përcjellë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Prokurorisë së Shkodrës.

“…por për shkak të sistuatës së tensionuar që ndodhet në familje dhe faktit që ditën e nesërme Erdgys Arrazi, del para gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë, kërkesa për dhënien e lejes disa orëshe me qëllim marjen pjesë në ceremoninë e varrimit të vajzës, është refuzuar….”,-tha një burim pranë prokurorisë.

Aktualisht, kërkimet e policisë lokalë forcave të ushtrisë dhe vetë banorët e zonës, vijojnë në brendësi të lumit Buna, me shpresën e gjetjes së trupave të Almës, bashkëshortes së Edgys Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë të çiftit Arrazi.

TRENDING

Exit mobile version