Kosova

Kërkon çmenduri/ Reagim pas rrëmbimit në veri të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë në veri të Kosovës nga forcat serbe, duke thënë se për lirimin e tyre, “bashkërendimi dhe përafrimi me aleatët është i paalternativë”.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga kryeministri Albin Kurti, të cilit i ka thënë se “dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar”

“Kosova nuk e meriton një ditë të tillë. Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga Kryemnistri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri”, ka shkruar Abdixhiku.

Nga ana tjetër, Kurti ka thënë që hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është “agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”.

Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ka ftuar faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

TRENDING

Exit mobile version