Bota

Kërkon llogari/ Kongresmeni: Kosova aleat, Serbia satelit në orbitën e Rusisë

Ligjvënësi amerikan Ritchie Torres shprehu kritika ndaj administratës së presidentit Biden për qëndrimin ndaj Kosovës.

Përmes një video-mesazhi, ligjvenësi demokrat nga New Yorku, që është edhe bashkë-kryetar i grupit për çështjet shqiptare në Kongres, pyeti se “Përse Departamenti amerikan i Shtetit po gjykon në mënyrë të gabuar Kosovën demokratike duke i bërë lëshime Serbisë, një vendi gjithnjë e më autokratik”, teksa dhe shtoi se Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, ndërsa Serbia ka qenë prej kohësh një satelit në orbitën e Rusisë dhe Kinës.

“Serbia ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë, pas agresionit në Ukrainë dhe krimeve të Putinit ndaj popullatës civile atje. Duke pasur parasysh këto fakte, njeriu pyet veten se pse DASH këmbëngul t’i bëjë lëshime një shteti satelit i Rusisë, në kurriz të një aleati të qëndrueshëm demokratik si Kosova” – u shpreh kongresmeni amerikan.

TRENDING

Exit mobile version