Aktualitet

KËSHILLAT/ PS fiton shumicën e mandateve në Kamëz dhe Vorë

Në bashkinë e Tiranës, deri më tani janë numëruar 334 Qendra votimi nga 941 në total. Deri më tani, PS kryeson me 48.81% të votave që konvertohen në 33 mandate. Ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë ka siguruar 22.12% të votave, ose 16 mandate.

Partia Demokratike renditet e treta me 6.74% të votave, 4 mandate. Partia Social Demokrate deri më tani ka siguruar 4.77 % të votave, 3 mandate.

Ndërkohë, Partia Republikane 1.57% ka siguruar 1 mandat, PDIU me 2.12% të votave ka siguruar 1 mandat, Nisma Thurje me 2.33% të votave fiton 1 mandat. Lëvizja Bashkë me 2.67% të votave po ashtu siguron një mandat. Po ashtu një mandat siguron edhe LZHK.

Në bashkinë e Kamzës janë numëruar të gjitha kutitë e votimit, duke sjellë fitoren e PS-së me 19 mandate me 43.09% të votave. Bashkë Fitojmë ka siguruar 11 mandate me 24.98% të votave. Partia Demokratike ka dalë forcë e tretë me 3 mandate duke siguruar vetëm 7.55% të votave. PSD me 5.35% të votave fiton 2 mandate. Fryma e Re Demokratike ka fituar 2 mandate me 4.49% të votave.  Partia Republikane 2.45% të votave, siguron një mandat. Partia e Lëvizja e Legalitetit siguron një mandat me 2.16% të votave. Aleanca Liberale e Djathtë fiton një mandat me 2.69% të votave.

Në bashkinë e Vorës, ku janë numëruar të gjitha kutitë, PS ka siguruar 49.69% të votave, 13 mandate. Koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 16.45% të votave, 4 mandate. Partia Agrare Ambientaliste me 8.06% të votave ka marrë 2 mandate. Fryma e Re Demokratike dhe Partia Republikane kanë siguruar secila nga një mandat me 6.08% të votave dhe 5.14% të votave.

Edhe në bashkinë e Rrogozhinës kryeson PS me 34.18% të votave përkthyer në 9 mandate. BF 21.21% ose 5 mandate, PD 17.42% ose 4 mandate, PSD 8.47% ose 2 mandate dhe 1 mandat për Fatjon Bibën 5.05 %.

Ndërkohë në bashkinë e Kavajës nuk ka nisur ende numërimi për këshilltarët bashkiakë.

TRENDING

Exit mobile version