Politike

Këshilli i Mandateve, PS jep autorizimin për arrestimin e Ahmetajt

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Këshillin e Medias kanë rënë dakord me kërkesën e SPAK për kontroll dhe arrestim të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Në raportin e PS-së, bëhet me dije se ata janë dakord që SPAK të vazhdojë hetimin e Ahmetajt.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Kërkesa mban datën 7 korrik 2023 dhe është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani. SPAK kërkon lejen për të kontrolluar banesën e deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi dhe për këtë po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mbledhja nisi ditën e djeshme në orën 16:00 dhe zgjati 4 orë, por mes debateve po vazhdon edhe sot. Vetë Ahmetaj nuk po merr pjesë në mbledhje, pasi nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas avokatëve të tij, ai mungon për shkaqe familjare.

TRENDING

Exit mobile version