17/06/2021 , 4:48

Kevin De Bruyne bën gati maskën, humb duelin hapës në EURO 2020

Kevin De Bruyne me shumë mundësi do të mungojë në ndeshjen hapëse të EURO 2020 për Belgjikën, pas dëmtimit që mesfushori pësoi në finalen e Champions League.

Belgu u përplas me Antonio Rudiger dhe pësoi një frakturë në fytyrë.

Vetë trajneri i kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, e ka pranuar se ka pak shanse që De Bruyne të mos jetë gati për ndeshjen e programuar kundër Rusisë më 12 qershor.

Kemi marrë një vendim dhe ai do të luajë me maskë, që do prodhohet nga e njëjta kompani që bëri maskën e Jan Vertonghen.

Deri javën e ardhshme do të mësojmë saktësisht gjendjen e De Bruyne. Tani do e lënë të pushojë pak”, ka thënë mes të tjerash Martinez një ditë më parë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin