Kosova

KFOR çon dinarë në Kosovë/ Largohen britanikët

Pala serbe po kërkon që serbët në Kosovë të vazhdojnë t’i marrin pagat në dinarë “sikur që kanë bërë në 25 vitet e fundit”.

Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe të Mbrojtjes, Nemanja Staroviç, ka thënë se këtë mund ta bëjë KFOR’i përkohësisht, nëse s’ka kush tjetër.

“Njerëzit janë shumë të rëndësishëm për ne, kështu që gjithçka që bëjmë është të gjejmë zgjidhje për të parandaluar fatkeqësinë humanitare që po afrohet. Sepse prej një muaji njerëzit nuk kanë mundësi t’i tërheqin pensionet, pagat, asistencën sociale. Apelojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë që të reagojnë sipas sistemit të masave urgjente – ad hoc, në mënyrë që paratë të transportohen në të njëjtën mënyrë si në njëzet e pesë vitet e mëparshme. Atë punë po e kryen një kompani britanike, e cila është e licencuar në Prishtinë, dhe nëse duhet, edhe KFOR-i së paku përkohësisht, do të mund të merrte përgjegjësinë për transportin e parave për të furnizuar bankën” – ka thënë Staroviç.

Kujtojmë se Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndaloi përdorimin e valutës shtetërore serbe, Dinarin, për shit-blerje dhe transaksione financiare në territorin e Kosovës, sipas ish-zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, ka qenë e gabuar, e pakoordinuar dhe një provokim i panevojshëm.

Komuniteti ndërkombëtar kritikoi Qeverinë e Kosovës, jo për legjitimitetin e rregullores së BQK-së, po për faktin se vendimi u mor në mënyrë të njëanshme, pa konsultime paraprake dhe pa një fazë tranzicioni adekuatë.

TRENDING

Exit mobile version