Pinknews

Kiara i ka kërkuar Luizit të largohen nga shtëpia e Big-ut

Lidhja në mes Kiarës dhe Luizit ka ngjallur një sërë diskutimesh në Big Brother VIP Albania.

Kiara Tito u vu përballë Arbër Hajdarit, i cili i tha se është treguar indiferente dhe arrogante kundrejt Luizit që vuante nga migrena.

Ndërsa, Luizi i doli në krahë Kiarës, duke thënë se në momentet e tija më të vështira emocionale, ajo ishte pranë tij.

Gjatë darkës, Olta i vuri në pah sesi Luizi ka shtyrë Kiarën duke i kërkuar të mos flasë.

Kjo bisedë ka ndezur irritim tek çifti dhe dëgjohet Kiara duke i thënë Luizit “Epo hajde dalim atëherë”.

TRENDING

Exit mobile version