Pinknews

Kiara Tito i bashkohet trendit të filmit “Barbie”, sjell fotosesion mahnitës

Filmi i ri i “Barbie” përveç suksesit të jashtëzakonshëm në arkat filmike, është bërë trend nga vajzat e famshme dhe jo vetëm, duke rikrijuar dukjet si kukulla e famshme. Kësaj fryme së fundmi ju bashkua edhe moderatorja e famshme, Kiara Tito, e cila ka sjellur një fotosesion të ri mahnitës. E veshur me një mini-fustan rozë të mbyllur të kombinuar me këpucë me taka me ngjyrë të njëjtë, Kiara përshtati dukjen edhe me makijazh të theksuar dhe flokët e gjata i la në stil të valëzuar. Për një tjetër dukje, prezantuesja u pa e veshur me një fustan të gjatë me shkëlqim ngjyrë metaliku dhe vjollce.

“Përshëndetje Ken”, ka shkruar Kiara në mbishkrimin e fotos që ndau me ndjekësit në Instagram.

Ish-banorja e BBVA 2 dukej tërë shkëlqim dhe më në formë se kurrë më parë, ndërsa të shumta ishin edhe komentet e fansave të saj.

TRENDING

Exit mobile version