Rajon

Kim Mehmeti: Nuk ndërtohet parajsë me muratorët e ferrit!

“Te disa ‘kalemxhinj’ dhe te disa qarqe ‘intelektuale’ shqiptare, mbisundon mendësi e përafërt me atë ortodokse-serbe antishqiptare e cila, duke mos mundur te përballet me të vërtetën për të shkuarën e vet kriminale, merret me rekrutimin e luftëtarëve kundër perandorive të vdekura!
Dhe duke dashur t’u shërbejnë ndershëm ‘sulltanëve’ demokratik, njësoj si ‘patriotët’ serb që vazhdojnë ta vajtojnë e ta jetojnë kohën e Betejës së Kosovës, edhe këta tanët, vazhdojnë të strehohen në shekullin e Skënderbeut!
Pra, të gjithë së bashku – ata serb e shqiptarë – janë vetëshpallur në mbrojtës të Perëndimit nga depërtimi i fesë islame dhe i ‘orientit’ të ‘prapambetur’!
E në ndërkohë, duke mos e parë se janë bërë mbrojtës të pathyeshëm të përçarjes tonë brenda shqiptare dhe të mjerimit tonë ballkanas dhe, duke mos e vërejtur se, ajo që neve ballkanasve nuk na lejon të jetojmë në paqe me vetveten dhe me të tjerët, është pasioni ynë që t’i vazhdojmë betejat kundër perandorive të vdekura dhe ta ‘rindërtojmë’ të kaluarën e largët” (Kim Mehmeti)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version