Kinë, Sinovac edhe për fëmijët – Miratohet përdorimi emergjent i vaksinës për individët e moshës 3-17 vjeç

Kina ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës SINA.O COVID-19 të Sinovac Biotech në njerëz të moshës midis 3 dhe 17 vjeç, lajm që e be i ditur në një intervistë të drejtuesit të kompanisë Yin Weidong  në tv shtetëror.

Makina e vaksinimit masiv të Kinës, e cila administroi 723.5 milion doza të vaksinave që nga 3 qershori, aktualisht është e hapur vetëm për ata të moshës 18 vjeç e lart.

Sa i takon kohës se kur vaksina e Sinovac do t’u ofrohet grupeve më të reja, kjo do të varet nga autoritetet shëndetësore që formulojnë strategjitë e inokulimit të Kinës.

Yin tha se të miturit kanë përparësi më të ulët për vaksinimin kundër koronavirusit krahasuar me të moshuarit, të cilët përballen me rrezik më të lartë të simptomave të rënda pas infektimit.

Rezultatet paraprake nga provat klinike të Fazës I dhe II treguan se vaksina mund të shkaktojë përgjigje imune në pjesëmarrësit 3 deri në 17 vjeç, dhe reagimet më të pafavorshme ishin të lehta.

Sinovac gjithashtu ka përfunduar një provë klinike Faza II, ku pjesëmarrësve iu është injektuar një dozë e tretë përforcuese pasi kanë përfunduar marrjen e dy dozave  të rregullta. Pjesëmarrësit panë 10 herë rritje në nivelet e antitrupave krahasuar me nivelet e mëparshme në një javë, dhe 20 herë në gjysmë muaji, u shpreh Yin.

Ai paralajmëroi që Sinovac ende duhet të përfundojë vëzhgimin afatgjatë të kohëzgjatjes së antitrupave para se t’u bëjë rekomandime autoriteteve për kohën kur duhet dhënë një dozë e tretë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin