Kosova

Kjo është 34 vjeçarja që u gjet e vdekur sot në hotelin në dalje të…EMRI

Mediat në Kosovë kanë  raportuar sot për vdekjen e një femre në një hotel në dalje të Prishtinës në rrethana ende të paqarta. Burime bëjnë të ditur se viktima Artila Kameri kishte edhe një biznes në Gjakovë. Ajo ka qenë pronare e një salloni të thonjve. Gjithashtu 4 javë më parë ka qenë edhe në “Big Brother Vip Kosova” ku është kujdesur për manikyrin e banoreve.

Prokuroria është deklaruar për rastin e 34-vjeçares që u gjet e vdekur në Graçanicë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë për Express se rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. Ajo tha se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.

“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, tha Ulaj për Express.

Rastin e ka konfirmuar fillimisht zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndëra Policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur hetimet.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë  ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.”

TRENDING

Exit mobile version