Lifestyle

Kjo është raca më e famshme e qenit në botë!

Raca është rritur për punë fizike, përkatësisht për grumbullim të objekteve në ujë, andaj, bashkë me retrieverët e artë, më së shpeshti shfrytëzohet në qëllime terapeutike dhe si qen udhëzues dhe qen kërkues.

Këta qenë të mrekullueshëm janë me natyrë të qetë, të ngrohtë dhe jashtëzakonisht miqësorë kanë një efekt shumë qetësues te njerëzit, janë jashtëzakonisht besnikë, inteligjentë dhe të lehtë për t’u stërvitur.

Më të lumturit janë kur janë në shoqëri të njeriut dhe janë shembull i vërtetë i konstatimit që qeni është qenia e vetme e cila ju do më shumë se veten.

Golden Retriever është i famshëm edhe për inteligjencën, besnikërinë, empatinë, durimin dhe elegancën, prandaj është kanakar ideal shtëpiak për familjet me fëmijë.

Me origjinë nga Britiania e Madhe, kjo racë shumë popullore, është regjistruar për herë të parë në vitin 1925.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version