Pinknews

Klea Hutës i ndodh e papritura dhe iu kërkon ndihmë fansave

Klea Huta mbrëmjen e djeshme ka qenë shumë e shqetësuar për shkak të një karte që ka gjetur në telefonin e saj të cilin e ka blerë dy vite më parë në Amerikë. Përmes një postimi në InstaStory, ajo i ka pyetur fansat e saj se nëse kanë dijeni se për çfarë mund të jetë kjo kartë. “Ndihmë se po shkalloj. Kam vetëm dy vjet që e kam blerë këtë telefon. Në Amerikë kam qenë para 6 vitesh”, tha Klea. Megjithëse ndjekësit i sqaruan asaj se gjithmonë kur blen një telefon në Amerikë ai vjen i shoqëruar me një kartë, Huta ende nuk është bindur.

 

 

 

TRENDING

Exit mobile version