Bota

Klimë atipike, Alpet e Europës pa borë

Pjesa më e madhe e Alpeve në gadishullin Apenin duket qartë se ka mbetur pa u veshur me të bardha. Borë nuk ka dhe moti i pazakontë i ngrohtë i dimrit edhe në malet qendrore të Europës po shkakton dhimbje koke për operatorët e resorteve të skive. As në Zvicër, situata nuk bën përjashtim. Situata është në kontrast të fortë me motin e ftohtë dhe stuhitë në Shtetet e Bashkuara.

Nga Franca në Rumani, shumë pjesë të Europës po shijojnë mot të ngrohtë dhe me diell, gjë që ka prishur planet e shumë turistëve që kishin ëndërruar borën gjatë sezonit të festave dhe në vend të kësaj kanë temperatura që të kujtojnë pranverën.

Skiatorët dhe patinatorët, megjithatë, nuk podëshpërohen, pasi në fakt, meteorologët thonë se moti i ftohtë po vjen dhe është afër.

TRENDING

Exit mobile version