Sport

Klubi Brighton “çmendet”, kërkon 140 milionë për talentin e mesfushës

Moises Kaisedo është futur ditët e fundit në “shinat” e Bajernit në lidhje me repartin e mesfushës, pas “dorëheqjes” për të siguruar Deklan Rajsin. Uest Ham kërkon 120 milionë euro për 24-vjeçarin anglez. Por raportimet nga “Telegraph” kalojnë çdo imagjinatë nga kampi i Brajtonit.

Bordi i “pulëbardhave” pretendon të paktën 140 milionë euro për të lënë të lirë “regjisorin” ekuadorian. Nëse i referohemi vlerës sipas mediumit ekspert të futbollistëve “ransfermarkt”, 21-vjeçari nuk e kalon shifrën e 55 milionë eurove.

Me shumë gjasa edhe ky operacion po shkon drejt dështimit, duke e larguar vështrimin nga një tjetër personazh që la mbresa të mira sezonin që hodhëm pas krahëve.

TRENDING

Exit mobile version