Kronike

Kokainë/ Arrestohet 33-vjeçari (EMRI)

FIER – Një 33-vjeçar i identifikuar si Vangjush Bitri ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me doza kokaine gati për shitje. Ai po udhëtonte me automjet kur u ndalua nga policia.   Gjatë kontrollit, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti, dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

TRENDING

Exit mobile version