Politike

Komisioni për TIMS/ Deputetët e PS kërkojnë mbylljen e seancës, Salianji: Do bëj kallëzim penal

Ka vijuar me përplasje mes anëtarëve të opozitës dhe të mazhorancës mbledhja e sotme e komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS. Debatet kanë agravuar për shkak të pyetjeve që nënkryetari i komisionit Toni Gogu ka bërë ndaj ekspertëve të pranishëm. Kryetari i komisionit, Ervin Salianji kërkoi që ekspertët të mos trajtohen si dëshmitar. Deputetët e PS kërkuan që të mbyllet seanca ndërsa Salianjii tha se do bëjë kallëzim.

Pjesë nga debati:

Salianji: Një sekond se nuk e drejtoni ju komisionin. Doni ta prishini mbledhjen. Mu drejtoi mua, pastaj u drejtohem unë. Shtruar, avash avash. Prit një sekond mo burrë. Zoti nënkryetar që bën zhurmuesin, cilit nen po i referoheni? Sapo morët vesh cilat janë kërkesat për informacion, po kërcen nga belaja. Të nderuar  kolegë e kuptoj shqetësimin dhe djegien e mizës nën kësulë për pyetjet ndaj institucionet. Nuk mund të intimidosh ekspertët.

Gogu: Kuptimi i kryetarit për detyrat e komisionit dhe detyrat e anëtarëve rezulton i cekët, sepse ne këtë marrëdhënie kemi me ekspertët.

Salianji: Fol fol se shfryhesh. Citoni ligjin ose rregulloren kur merrni fjalën.

Gogu: Pyetja ime tjetër është kjo.

Salianji: Po për kë e ke pyetjen.

Gogu: Për ekspertët, ma ngarkon ligji.

Salianji: Mbi bazën e cilit nen dhe ligj kërkoni t’u drejtoni pyetje ekspertëve. A u çuat. Sikur i hodhët bombat. Kërkesa për informacion kanë sjellë. Nëse e mbyllni mbani përgjegjësi penale. Nëse e trajtoni këtë sallë si të ishte pronë e juaja, do të bëj kallëzim.

TRENDING

Exit mobile version