Aktualitet

“Kompania Johnson&Johnson” pezullon vaksinën, sëmundja e pashpjegueshme

Kompania Johnson&Johnson ka pezulluar testimet për vaksinën e koronavirusit për shkak të një sëmundje të pashpjegueshme, shkruan The Guardian.

Në shtator, testimet për vaksinën e Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca u pezulluan për herë të dytë për shkak të efekteve anësore te një pacient.

Johnson&Johnson është një nga katër vaksinat që ka hyrë në fazën më të avancuar, e njohur si faza 3, ku bëhen testime masive te pacientët.

Rezultatet e kësaj vaksine mund të dalin në fillim të vitit që vjen.

Presioni për të prodhuar një vaksinë është i madh, dhe konkurenca midis shteteve është e madhe.

Politikanët duan që vaksina të prodhohet sa më parë, ndërkohë që autoritetet mbikëqyrëse thonë se nuk do lejojnë që shpejtësia të krijojë probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version