Kronike

Komuna e Parisit/ Me armë në makinë, arrestohet…

Valentin Kaçorri është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri në makinën në zonën e Komunës së Parisit. Forcat Shqiponja në kuadër të operacionit ‘Sinjali’, kanë ndaluar 44-vjeçarin, të cilit i kanë gjetur armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Pas hetimeve u bë arrestimi në flagrancë i 44-vjeçarit, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi ai rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh, ndërsa në vitin 2020 ka qenë edhe subjekt i OFL-së.

Lajmi në përditësim…

TRENDING

Exit mobile version