NTV
No Result
View All Result
01/03/2021 , 7:41
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
01/03/2021 , 7:41
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Konferenca “Pandemia dhe rimëkëmbja”, Sejko: Pandemia goditi ekonominë por ne morëm masa

by Ballhysa
09/02/2021 , 14:58
Konferenca “Pandemia dhe rimëkëmbja”, Sejko: Pandemia goditi ekonominë por ne morëm masa
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë mori pjesë ditën e sotme në Konferencën Shkencore “Pandemia dhe rimëkëmbja – strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë”, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Guvernatori Sejko u shpreh se pandemia Covid-19 shkaktoi një goditje negative të paprecedentë që kërkoi një përgjigje të jashtëzakonshme nga autoritetet monetare e fiskale në të gjithë globin. Përballë kësaj goditjeje, bankat qendrore kanë dalë jashtë kornizave tradicionale, duke përvetësuar një politikë monetare ekspansioniste të bazuar në zgjerimin e bilancit të bankës qendrore.

Guvernatori theksoi se sikurse edhe në rastin e krizës financiare të vitit 2008, kur bankat qendrore hodhën në ekonomi sasi të jashtëzakonshme likuiditeti, duke blerë në treg çdo kategori letre me vlerë të borxhit apo të pasurisë që tregtohej edhe një vit nga shpërthimi i pandemisë Covid-19, bankat qendrore në mënyrë eksplicite apo implicite, e shikojnë ekspansionin monetar përmes zgjerimit të bilancit, si një instrument të përhershëm të politikës monetare.

Guvernatori theksoi se është e natyrshme që ekonomistët të përballen me dilemën nëse këto praktika jokonvencionale janë të përshtatshme edhe për ekonomitë e vogla, të hapura, me një shkallë të lartë euroizimi dhe monedha të dobëta, duke sjellë si shembull edhe situatën e ekonomisë shqiptare gjatë pandemisë.

Gjatë diskutimit të tij, Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë vlerëson se pandemia ka dhënë një goditje të konsiderueshme në aktivitetin ekonomik, punësim e investime, duke vënë në vështirësi bizneset dhe familjet për përballimin e nevojave e detyrimeve financiare. Në përgjigje të këtyre goditjeve,Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë masash të karakterit monetar,  duke lehtësuar kushtet monetare përmes uljes së normës së interesit dhe injektimit të pakufizuar të likuiditetit në ekonomi. Njëkohësisht, janë marrë një sërë masash makro e mikroprudenciale për të siguruar që problematikat financiare afatshkurtra të biznesit dhe të familjeve të mos dëmtojnë stabilitetin e sistemit bankar, e të mos pengojnë aktivitetin dhe rolin e tij ndërmjetësues në ekonomi.

Në dallim nga bankat qendrore të ekonomive të zhvilluara, Banka e Shqipërisë nuk ka aplikuar masa jokonvencionale të politikës monetare për zgjerimin e bilancit të saj, duke qenë se politika monetare kishte hapësirë të mjaftueshme për ekspansion monetar përmes uljes së normës së interesit në formën e vet konvencionale, struktura e tregut të kapitaleve në Shqipëri është shumë e kufizuar dhe letrat me vlerë të borxhit e të pasurisë të sektorit privat janë puthuajse joekzistente.

 Në përfundim të fjalës së tij, Guvernatori theksoi se konceptet e reja mbi natyrën dhe instrumentet e politikës monetare anashkalojnë disa parime themelore të qëndrueshmërisë së bilanceve ndërkohore të qeverisë, bankës qendrore e ekonomisë në përgjithësi. Këto parime të shprehura në formën e kufizimeve sasiore përbëjnë thelbin e politikave të qëndrueshme për ekonomitë e vogla e të hapura në zhvillim. Aplikimi i pastudiuar i këtyre praktikave mund të rezultojë i rrezikshëm për këto ekonomi.

Guvernatori nënvizoi se suksesi dhe dobishmëria e ndryshimeve të propozuara për të arritur objektivat e politikës monetare, do të mbeten për t’u vërtetuar në të ardhmen nga rezultatet konkrete të bankave qendrore që i kanë aplikuar dhe nga studimet empirike të akademisë.

Tags: Guvernatori Sejkokryesore

Related Posts

Durrësi është një nga qytetet me historinë dhe trashëgiminë kulturore më të pasur.
Aktualitet

Durrësi është një nga qytetet me historinë dhe trashëgiminë kulturore më të pasur.

28/02/2021 , 14:32
Kuçovë/ 112 vjeçarja me shëndet të plotë çregjistrohet nga gjendja civile
Aktualitet

Kuçovë/ 112 vjeçarja me shëndet të plotë çregjistrohet nga gjendja civile

28/02/2021 , 14:10
Drama Covid-19 në industrinë e turizmit! Agjencitë rrezikojnë falimentin, ç’pritet në verën 2021?
Aktualitet

Drama Covid-19 në industrinë e turizmit! Agjencitë rrezikojnë falimentin, ç’pritet në verën 2021?

28/02/2021 , 13:07

Recent Posts

  • Përhapja e varianteve të reja COVID, Italia ashpërson masat kufizuese në disa rajone
  • Vaksina Johnson & Johnson merr “dritë jeshile” nga FDA në SHBA
  • “Vaksinat janë efikase”/ Fauci thirrje qytetarëve: Mos prisni më, por merrini
  • Kryeministri hungarez vaksinohet me Sinopharm, nuk pret ndihmat e BE-së
  • Gjermania bën thirrje që të rinjtë ta marrin vaksinën e AstraZenecas

Kategorite

  • Aktualitet (1,968)
  • Bota (1,953)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (237)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (124)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (302)
  • Kronike (730)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (659)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (119)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,365)
  • Politike (951)
  • Rajon (176)
  • REAGIM (122)
  • Shendeti (444)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (412)
  • Videonews (378)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!