Connect with us

Politike

KONFERENCE SHTYPI – Meta nis ‘hakmarrjen’ ndaj Bashës: Do nis procedurat për të shpallur zgjedhjet vendore për Bashkitë që kanë mbetur pa kryetarë! Nuk kam çfarë pres më

Published

on

TIRANË– Në një kohë kur opozita është në sherr brenda vetes e që në këtë luftë nuk e kanë kursyer as Ilir Mtetën, duke e bërë pjesë të trekëndëshit të së keqe, trekëndëshi i Bermudës, presidenti nuk e ka vonuar ‘hakmarrjen’. me të drejtën që i jep ligjin, kreu i i shtetit ka bërë sot me dije se ka nisur procedurat për të shpallur zgjedhjet vendeore në Bashkitë që nuk ka një kryetar.

“Në ditët në vijim do të mbajmë një qëndrim zyrtar. Sot jemi për të bërë me dije se kemi filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje dhe një çështje që GJK u shmang, zgjedhjet vendore 2019 nuk mori zgjidhje, prej kohësh kemi një situatë absurde, kemi bashki pa kryetar. Kjo situatë nuk mund të rrijë pafundësisht për zgjidhje, pavarësisht se shumë faktorëve mund t’i leverdisë. Nuk ka se çfarë të pres me, priti vendimin e GK dhe dha mos vendim, prandaj duke konstatuar se këto institucione, bashkitë pa kryetar, nuk po funksionojnë siç duhet dhe palët nuk po bëjnë asgjë për ta zgjidhur këtë situatë edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe qytetarët, jam sot këtu për t’iu bërë me dije se kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, i dërgova Komsisionerit se kush janë bashkitë në të cilat përgjatë kësaj procedure, janë pa kryetar”, tha Meta.

Ai ka sqaruar edhe pse këtë vendim nuk e ka marrë më herët.

“Nëse do veproja më parë do legjitimoja si Kushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit që ishin anti-Kushtetuese”, tha Meta.

Zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Meta: Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë kryer shkelje profesionale e etike, të nisë hetim i thelluar disiplinor

Presidenti Ilir Meta ka kundërshtuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë kërkesat që kërkonin jo kushtetueshmëri të zgjedhjeve të bëra nga Shoqata e Bashkive dhe Kreu i Shtetit. Sipas Metës, ai ka konstatuar se me këtë vendim, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë kryer shkelje profesionale  etike, duke kërkuar hetim të thellua disiplinor. Meta tha se shkeljet e konstatuara janë zgjedhja e relatores së kësaj çështje pa short dhe po ashtu marrja e vendimit për të mos i dërguar Komisionit të Venecias pyetjet e Shoqatës së Bashkive.

“Më keni bërë pyetje se çdo bëhet ne zgjedhjet vendore, me bashkitë ku janë dhënë dorëheqje apo janë pa kryetarë formal, unë kam thënë që pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk u nxitova kur Gjykata Kushtetuese dha vendimin e saj, apo mosvendimin e saj sepse kam dashur të kem informacion sa më të plotë. Lidhur me zgjedhjet për pushtetin vendor të 30 qershorit, ku prisnim që Gjykata Kushtetuese t’i rikthente popullit mundësinë të shprehet vullnetin e tij, për të zgjedhur përfaqësuesit realë, përkundër kësaj pritshmërie, nuk mori asnjë përgjegjësi. Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së bashkive pasi sipas gjykatës kërkesa e tyre nuk bënte pjesë në juridiksionin kushtetues. Duke deklaruar mungesën  e juridiksionit kushtetues, gjykata e la këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare. Me vendimmarrjen e saj Gjykata Kushtetuese nuk pati vullnetin ta zgjidhte këtë çështje dhe ja la juridiksionit juridik. Më 9 dhjetor i kërkova Gjykatës një koje të dosjes gjyqësore, ku informacion mu vendos në dispozicion më 16 dhjetor. Nga studimi i materialit, Presidenti ka konstatuar se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, barra bie mbi relatore e çështjes, ka të dhëna që kanë kryer shkelje profesionale dhe etike. Veprimtari në kundërshtim me parashikimet e ligjit dhe legjitimon fillimin e nj procedimi disiplinor.Shkelje të ligjit që lidhen me zgjedhjen  e relatorit. Nuk është hedhur shorti për zgjedhjen e relatorit të çështjes. Pra relatori mund ta ketë zgjedhur vetë çështjen ose e ka marrë pa short. Nuk ka një dokument si u formuluan gjetjet për në Komisionin e Venecias apo se kush vendosi që pyetjet e shoqatës së bashkive ishin të panevojshme dhe nuk duhej t’i përcilleshin Komisionit të Venecias. Pra relatorja ka shmangur dërgimin e pyetjeve dhe ka paraqitur vetëm 3 pyetje të saj. Është e paqartë si ka ndodhur kjo dhe kjo cenon transparencën dhe barazisë së palëve në gjykim e procesin e drejtë gjyqësor dhe kërkon hetim të thelluar disiplinor”, tha Meta.Meta gjen POZITIVITETIN në protestën e Berishës: Roja i PD dha dorëheqjenPresidenti Meta: Zhvillimet e 8 janarit sollen edhe ndonje shembull pozitiv qe ben thirrje per reflektim si doreheqja e rojes se selise se PD per te mos qene deshmitar i dhunes. Uroj qe te gjithe te ngrihen ne nivelin e pergjegjshmerise se tij.

Protesta e 8 janarit në PD, Meta: Nuk bëhem palë me askënd, dënoj dhunën

Presidenti i Republikës, ilir Meta këtë të enjte  në një deklaratë për mediat ka komentuar dhe situatën politike në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Meta në fjalën e tij ka theksuar se nuk bëhet palë me asnjë nga palët në PD, por dhuna e përdorur para selisë me thyerjen e dyerve dhe të xhamave e për më tepër të goditjes së qytetarëve është i papranueshme.

Si presidenti i Republikës 8 janari nuk është një ngjarje e izoluar por një moment tragjik i një procesi politik degradues, që po zhvillohet prej muajsh dhe vitesh në sy të shqiptarëve që thelb është mungesa e ballafaqimit m votë. Jemi në kushtet kur demokracia shqiptare prej vitesh janë minuar nga kapja e të gjithë instrumenteve shtetërore, dhe kur të gjithë duhet të vendoseshin për llogari të ligjit sistemet duhet që të jenë transparentë. Nuk dua të bëhem palë, dhe asnjëherë nuk kam synuar të bëhem i tillë për këtë konflikt, por si president jam i shqetësuar për konfliktin e panevojshëm në kampin më të madh opozitar që duhet që të zgjidhet me votë të lirë. përdorimi i forcës si ndaj dyerve dhe dritareve, aq më keq ndaj qytetarëve është i papranueshëm.

Akuzat për infiltrimin e personave me precedentë kriminale brenda selisë është alarmante dhe e papranueshme. Kur të gjithë e kanë të qartë se përdorimi i dhunës nuk është dhe nuk duhet të jetë mekanizmi për marrjen e pushtetit, aq i dënueshëm është dhe përdorimi i dhunës për mbajtjen e pushtetit dhe godinës duke shmangur ballafaqimin politik të bazuar në kushtetutën e vendit. Mjetet fizike dhe policeske nuk janë zgjidhje, por vetëm ballafaqimi dhe vota e lirë.

Zhvillimet e 8 janarit solli dhe efekte pozitive që solli dorëheqjen e rojës së Selisë për të mos qenë pjesë e dhunës. Reagimin zyrtar e kam bërë publik më 8 janar”, është shprehur Meta.

Lufta brenda PD, Meta del hapur pro Berishës: Kemi dëgjuar që nuk ka dyert të blinduara, po këto çfarë janë? Njëra palë shkarkon, tjetra fton për garë

Në luftën brenda PD-së, Ilir Meta është shprehur hapur në mbrojtje të Sali Berishës.

“Kemi dëgjuar që nuk ka dyert të blinduara, por çfarë janë ato? Në cilin vend të botës situata shkon kështu? Kjo vjen nga mungesa e vullnetit për te respektuar votën e lirë dhe ballafaqimin politik. Një palë vetëm shkarkon, pala tjetër vetëm fton për garë dhe fton për negociata

Mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë, aë më tepër dyert e blindimeve nuk zgjedhin, kërkohet reflektim”, tha Meta.

Përveç Lulzim Bashës, të cilin e kritikoi për blindimin e selisë, dhe për mospranimin e një zgjidhje konsensuale, Meta shprehu rezerva edhe për Berishën, që sipas tij nuk mund të udhëheqë revolucionin ”një ditë po, një ditë jo”.

Meta tha se të gjithë e kanë të qartë se kryetari i PD-së ka një problem legjitimiteti, dhe zgjidhja në këtë rast do të ishte që Basha të pranonte votëbesimin, gjë të cilin e shmangu dhe në Kuvendin e thirrur prej vetes së tij.

“Të mos shmangemi nga thelbi i çështjes, presidenti është vënë në lëvizje për ti dhënë bashkive kryetarë, dëshira ime ishte që të kishim zgjedhje lokale në të gjithë vendin. Unë jam njeri që marr përgjegjësi, nuk mund tia lija këtë barrë pasardhësit tim.

Më fal që po jua them, nuk mendoj se është një problem mes Bashës dhe Berishës, është një problem i shkatërrimit të llogaridhënies edhe mes brenda vetë PD. Pse e mendoj kështu, unë kam qenë kryeministër i Shqipërisë, kam fituar edhe ndaj Fatos Nanos, dhe unë e dhashë dorëheqjen për të dhënë një zgjidhje politike.

Kemi të bëjmë me një krizë legjitimiteti, dualizmi, është e vërtetë që zotëria është zgjedhur në krye të PD në Qershor, është zgjedhur se ka pasur mbështetjen e Berishës, dhe të gjithë deputetëve të tjerë, papritur këta njerëz ia heqin këtë përkrahje, dhe ia heqin mbështetjen. Ata mund të jenë pa asnjë votë, por ama është detyra e tij që të rikthejë legjitimitetin, shpalli një Kuvend, ku nuk vuri në rend dite as votëbesimin e tij.

A shkojnë këto pamje, këta janë këmishzinj, këto janë struktura paramilitare, kjo është zgjidhja? Nuk është zgjidhja as parrulla revolucionin një ditë e drejtojmë një ditë na drejton. Ju e dini simpatinë time për doktorin, por nuk mund të drejtosh revolucionin një ditë po një ditë jo. Ju e keni parë, që kur bën një organizim të tillë, duhet ta drejtosh nga fillimi deri në fund.

Kjo është një histori e vjetër, thjesht ndryshon vendi ku bëhet përplasja. Vazhdojnë koncensionet pa fund, kjo situatë i shërben kapjes së shtetit, që duhet të niste me vendosjen e llogaridhënies brenda opozitës, ai që është shumicë, është shumicë, ai tjetri mund të shkojë dhe të krijojë një parti të re. Dua tiu them demokratëve kudo që janë, që dy herë të paktën kam bërë çdo gjë për të shpëtuar PD-në pasi kam menduar se është një forcë me kontribute historike për vendin tonë”, tha Meta.

Politike

Meta: Opozita ka bërë krime…interesante idetë e BE, por rekomandimet…

Published

on

By

Përmes një konference për shtyp Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp dhe ka cituar faktet të cilat ai i quan shqetësuese nga raporti i Parlamentit Evropian për Shqipërinë të miratuar pak ditë më parë.

“Dua të vlerësoj sot rezolutën e miratuar dy ditë më parë në PE me shumicë votash. Dua të vlerësoj mbështetjen e gjerë ndaj perspektivës për anëtarësim të plotë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Por njëkohësisht dhe gjuhës së drejtpërdrejtë të përshkrimit të situatës në vendin tonë”, tha Meta.

Presidenti u ndal te çështja për çeljen e negociatave me BE.

“Përmes kësaj rezolute BE, kujtohet se anëtarësimi në BE varet nga reformat, duke nisur nga forcimi i Ligjit. Shpreh shqetësim serioz për klimën e polarizuar politike. Shpreh keqardhje për moszbatimin e Kushtetutës nga maxhoranca për para zgjedhjeve të 25 prillit. Bëj thirrje që të rritet demokracia dhe konkurrueshmëria partiake, si hap me rëndësi”, tha Meta.

Presidenti u shpreh se evidentohen problemet më madhore të vendit.

“Votimi në parim i kësaj rezolute tregon një qasje strategjikë për të përkrahur politikën e zgjerimit por natyrisht që i ka evidentuar të gjitha problemet kritike të vendit tonë, të demokracisë sonë, të lirisë së media,  të problemeve të pluralizmit, me paralizimin e shtetit të së drejtës, korrupsionin e jashtëzakonshëm. Përmendet regresi I Shqipërisë në indeksin e anti korrupsionit. Evidentohet regresi për lirinë e mediave”, tha ai.

Lajm në përditësim….

Status ‘vend i asociuar në BE’ për Shqipërinë? Meta për deklaratën e Kreut të Këshillit Evropian: Ide individualëve e disa zyrtarëve

Deklaratën e bërë nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, se vendeve të Ballkanit mund t’i jepet një status i ndërmjetës në rrugëtimin drejt BE-së si një vlerësim për ecurinë e tyre, Meta e ka konsideruar qëndrim individual të një zyrtari.

“Ide të tilla personale të zyrtarëve të ndryshëm të Bashkimit Evropian janë interesante por më të rëndësishme janë rekomandimet dhe deklaratat e institucioneve kaq të rëndësishme që edhe i zgjedhin këta zyrtarë të lartë” , tha Meta.

Këshillë opozitës për zgjedhjen e Presidentit? Meta: Nuk kam asnjë, ata kanë bërë krime që bëhen 1 herë në 100 vite

Presidenti Meta ripërsëriti sot akuzat ndaj disa përfaqësuesve të opozitës, të cilët sipas tij kanë bërë krime që bëhen një herë në 100 vite, duke iu referuar lënies së mandateve apo edhe bojkotit të zgjedhjeve.

“Nuk kam asnjë këshillë për t’i dhënë opozitës sepse opozita ka bërë gabime fatale. Pjesa kryesore e saj me ndërgjegje të plotë, ndërsa pjesa tjetër e saj se aq e pati kthjelltësinë e gjykimit. Ata kanë bërë krime që bëhen një herë në 100 vite si lënia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve”, the Meta.

Continue Reading

Politike

Ministrja e Shtetit ironizon Berishën

Published

on

By

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar reagimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ai u paralajmëruar se do të përjashtohet nga bashkëpunimi me Partitë Popullore Europiane nëse rikthehet në krye të PD-së.

Me anë të një postimi në Facebook, ministrja shkruan se Saliu vijon që të shkulmojë prapa diellit, por sërish nuk pranon të flasë se çfarë e shtyn atë deri në këtë pikë. Ndër të tjera, Spiroplai shkruan se mbështetësit e Berishës të cilët vijojnë ta ndjekin, si nuk marrin vesh asgjë.

‘Saliu sot ka tërë ditën që shkulmon nga mbrapa diellit dhe çfarë nuk thotë përveç asaj që e ka shtyrë të shkulmojë! Dje ka marrë lajmin e keq fare se emri i është fshirë edhe nga lista e miqve në CDU dhe madje se po e vunë në krye, do ta nxjerrin megjithë parti jashtë nga PPE! Mirë Saliu që na ka lënë e bërtet jam gjallë, po të gjallët që vazhdojnë e ndjekin si nuk marrin vesh asgjë xhanëm!’- shkruan Spiropali.
Continue Reading

Politike

Gara për kryetar/ Berisha fton demokratët të votojnë…

Published

on

By

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me qytetarët në Vlorë u shpreh se misioni i vërtetë i opozitës është t’i garantojë votën demokratëve kudo ku ndodhen.

Ndër të tjera ish-kryeministri theksoi se PD do të mund të vijë në pushtet vetëm nëse nxjerr në krye të lëvizje të rinjtë e vendit.

“PD do mund të vijë në pushtet nëse nxjerr në krye të kësaj lëvizje të fuqishme të rinjtë vendit. Shqipëria duhet shndërruar në një vend shpresëplotë, për veten të ardhmen. Ju ftoj ju demokratëve të Vlorë dhe mbarë Shqipërisë të marrim pjesë dhe të votojmë të lirë sipas vullnetit dhe ndërgjegjes tonë. Pjesëmarrja është shumë e  rëndësishme për PD dhe misionin e saj për të ardhmen e këtij vendi”, tha më  tej Berisha.

Berisha u ndal te emigrantët shqiptarë, ndërsa u shpreh se janë të vetmit që nuk votojnë, duke shtuar se misioni i opozitës është të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi aktual.

 

“Misioni ynë është ti garantojmë votën demokratëve kudo që ndodhen. Emigrantët shqiptarë janë të vetmit që nuk votojnë. Ne duhet ta shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim. Nuk e kam dëgjuar Ramën të thotë  duhet të punojmë për të rinjtë, jo asnjëherë. Por ne duhet të dyfishojmë forcën tonë dhe unë jam i bindur që do t’ja dalim”, tha Berisha.

 

Continue Reading

Politike

Berisha: Rama fshihet pas Bordit të Transparencës…

Published

on

By

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë nga Vlora se Bordi i Transparencës është qëndrim hipokrit dhe antiqeveritar në mënyrë që kryeministri Edi Rama të heqë nga vetja përgjegjësinë e rritjes së çmimit të karburantit në Shqipëri.

“Si ka mundësi të rriten në Shqipëri çmimi i naftës, i ushqimeve dhe energjisë më shumë sesa kudo tjetër. Çmimet rriten këtu sepse kanë të bëjnë me qeverinë, kanë lidhje me qeverinë.
Rama zgjedh një bord jo qeveritar gjoja dhe thotë se çmimet i caktojnë këta. Duke hequr përgjegjësinë nga qeveria, ky është qendrim hipokrit dhe anti-qeveritar”, tha Berisha.

Continue Reading

Politike

Berisha nga Vlora: Vazhdim i marrëveshjeve të dështuara të Bashës

Published

on

By

Ish-kryeministri Sali Berisha, foli rreth procesit të presidentit nga Vlora. Berisha komentoi dështimin e negociatave mes qeverisë dhe opozitës.

Pak para nisjes së takimit me demokratët Berisha në një komunikim për mediat, tha se ai proces është vazhdimi i marrëveshjeve të dështuara të Lulzim Bashës.

“Një karnaval i vërtetë, një vazhdim i marrëveshjeve të dështuara që nga viti 2017 deri më sot të Lulzim Bashës dhe këto që shihni ju nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i atij seriali, por këtë herë edhe më tragjikomik dhe më i neveritshëm se çdo proces tjetër”, tha Berisha.

Gjithashtu ish-kryeministri Berisha ka vendosur lule në monumentin e Hasan Prishtinës.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING