Konflikt mes anëtarëve të KZAZ 22 në Durrës

Ka pasur një konflikt të brendshëm mes anëtarëve të KZAZ 22 në qarkun e Durrësit, pasi nga Partia Demokratike pretendohet se nëpër kuti votimi ka vota të cilat nuk i përkasin kësaj qendre. Në këtë qendër votimi janë konstatuar disa fletë votimi më tepër nga sa është numri i votuesve.

“Janë konstatuar disa fletë votimi në kuti ku nuk duhet të ndodheshin, pasi numri i votave është më i lartë se numri i votuesve. Janë diku te 8-7 fletë”, u shpreh zv. Kryetari i KZAZ 22 në Durrës.

Gjithashtu, zv. Kryetari i kësaj qendre tha se ka parregullsi në mënyrën e komunikimit të disa anëtarëve të kësaj KZAZ-je, të cilët sipas tij, përpiqen të fshehin parregullsitë dhe gabimet që ndodhin gjatë procesit të numërimit, duke penguar edhe anëtarët e tjerë për t’i konstatuar dhe për t’i shënuar ato në procesverbal.

“Ka parregullsi për mënyrën se si komunikojnë për problemet që dalin dhe nxjerrin njëmijë arsye që problemet të mos nxirren, anëtarët e tjerë të KZAZ 22 nuk duan që problemet të shkruhen në procesverbal.”, u shpreh zv. Kryetari i KZAZ 22 në Durrës.

Pretendimi i Partisë Socialiste ka qenë se votuesit dhe i kanë hedhur fletët gabimisht në kuti ku nuk duhet të hidheshin, pasi kutitë kanë qenë afër njëra tjetrës.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin