Kongresmeni letër DASH: Dua informacion të detajuar për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës

Kongresmeni amerikan nga radhët e Republikanëve, Lee Zeldin, i ka dërguar një letër Departamentit të Shtetit ku kërkon prej tyre informacion të detajuar për procesin e ndjekur për shpalljen ‘Non Grata’ të Sali Berishës.

“Departamenti i Shtetit ka shpallur së fundmi sanksione ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke cituar përfshirjen në korrupsion domethënës. Sipas këtyre sanksioneve, Berisha, gruaja dhe fëmijët e tij nuk lejohet të udhëtojnë drejt SHBA.
Sali Berisha historikisht ka pasur marrëdhënie të forta me liderët e SHBA, duke bërë që shumë njerëz të ngrenë pikëpyetje për këtë vendim të befasishëm.

Pas mundësisë për të diskutuar këto sanksione me Sekretarin Blinken gjatë një seance dëgjimorë të Komisionit të Jashtëm të Kongresit, po u kërkoj akses tek i gjithë informacioni ku është bazuar Departamenti i Shtetit për të marrë këtë vendim ndaj Berishës dhe familjes së tij.

Përveç kësaj, po kërkoj edhe një shpjegim të detajuar për procesin që ka ndjekur Departamenti i Shtetit për të vendosur mbi këtë rast”, shkruhet në letër.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin