Kronike

Konsumoi fostoksinë, humb jetën 45-vjeçarja në Berat

Një 45-vjeçare në Berat i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Policia bën me dije se dyshohet që 45-vjeçarja vuante nga depresioni dhe ishte në një gjendje të rënduar psikologjike. “Mesditën e djeshme, është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit, shtetasja F. B., 45 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit, ka konsumuar Fotoksinë”-njofton policia. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit.

TRENDING

Exit mobile version