Aktualitet

Konviktet, Akomodim në dhoma dyshe, tarifat mbeten po njësoj

Në lidhje me ndryshimet që kanë pësuar rezidencat studentore dhe masat që kanë marrë në lidhje me situatën e pandemisë, drejtoresha e Rezidencës Studentore Universitare Nr.2, Zhanina Dapi është shprehur së këto mjedise janë gati për të pritur studentët, duke përmbushur me përpikmëri protokollin e caktuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke krijuar mundësi dhe komoditet për studentët, por mbi të gjitha pa i cenuar apo rënduar xhepat e tyre.

Referuar situatës në të cilën ndodhemi, drejtoresha e RSU2 u shpreh në një intervistë televizive se, “pas njoftimeve zyrtare të bëra në dhe ne si rezidencë studentore kemi marrë masa me qëllim krijimin e ambienteve sa më komode për studentët, me qëllim ofrimin e një qëndrese sa më të sigurt për ta.

Një ndër gazetaret e pyeti zonjën Zhanina Dapi lidhur me këtë problem për pjesën tarifës, gjë që ajo e theksoi se është po e njëjta.

“U munduam që ta përballojmë problemin financiar me veten tonë dhe mos të ndikonim tek studentët. Çmimet e akomodimit vazhdojnë të qëndrojnë të njëjta, të përllogaritura që studenti ta ketë mundësinë ta përballojë ekonomikisht këtë tarifë. Jemi munduar të japim lehtësira për studentët të cilët janë me asistencë sociale duke iu ofruar mundësi të ndryshme në lidhje me pagesën”, tha Dapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version