Koreja e Veriut ka filluar që të zhvillojë një vaksinë anti-Covid. Dailymail, shkruan se Koreja e Veriut ka filluar për të zhvilluar vaksinën duke përdorur të dhëna që janë hakuar nga shkencëtarët e vendeve të tjera. Dozat e vaksinave po testohen te njerëzit që kanë simptoma të ngjashme me Covid-in.
Prodhimi i vaksinës po ndodh në Universitetin e Kim II Sung, dhe po përdorin ekspertizat e mbledhura nga veprimtaritë piraterike. Më parë Koreja e Veriut është akuzuar nga vendet e perëndimit për hakimin e kompanive që janë marrë me prodhimin e vaksinave.
Burime për Dailymail thonë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Yong Un kakrijuar një njësi speciale të quajtir Bureau 325, për të hakuar të dhënat mbi Covid-in. Të dhënat mbi avancimin e vaksinës thuet se i shkojnë motrës së diktatorit.Ndërkoëh që thuhet se provat e vaksinës në Koren e Veriut janë në fazën e tretë, pasi kanë kaluar me sukses fazën e parë dhë të dytë.