NTV
No Result
View All Result
01/03/2021 , 14:09
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
01/03/2021 , 14:09
NTV
No Result
View All Result
Home Rajon

Koronavirusi po e humb fuqinë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut, tani e një javë, po shënon rënie të numrit të të infektuarve me COVID-19, por edhe të viktimave nga kjo sëmundje

by Cuci
30/12/2020 , 8:44
Koronavirusi po e humb fuqinë në Maqedoninë e Veriut
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e Veriut, tani e një javë, po shënon rënie të numrit të të infektuarve me COVID-19, por edhe të viktimave nga kjo sëmundje.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi raportoi të martën për 498 persona të infektuar nga rreth 2,500 të testuar në 24 orët e fundit.

Kjo është ulja më e madhe pas ditës së hënë, kur u regjistruan 83 të infektuar nga 700 teste të kryera.

Sipas komunikatës së Ministrisë së Shëndetësisë, përqindja e numrit të të infektuarve thuajse është përgjysmuar në krahasim me periudhën e para dy javëve: nga më shumë se 40% në më pak se 20%.

Të hënën, numri i të infektuarve zbriti në 12%.

Sa u përket viktimave nga COVID-19, të martën u regjistruan 17.

Kjo shifër po ashtu paraqet ulje në krahasim me periudhën e kaluar, kur numri i viktimave sillej mes 30 dhe 40 në ditë.

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar gjithsej rreth 83,000 të infektuar me koronavirus.

Prej tyre, 2,473 pacientë kanë humbur jetën, rreth 60 mijë janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është rreth 19 mijë.

Ministria e Shëndetësisë tha se ulja e fuqisë së koronavirusit është rezultat i masave të ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit.

Por, pavarësisht kësaj, Ministria beri thirrje për respektimin e masave që janë në fuqi, në veçanti gjatë festave të fundvitit, me qëllim parandalimin e paraqitjes së ndonjë vale të re të infektimeve.

Ndërkohë, opozita shqiptare bëri thirrje për organizim më të mirë institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar, me qëllim të sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës kundër koronavirusit.

“Apelojmë për bashkëpunim ndërkombëtar, për të siguruar që të gjithë njerëzit të kenë qasje të barabartë në vaksina dhe trajtim gjatë pandemisë së koronavirusit, ndërsa Qeveria t’i lë anash të gjitha angazhimet dhe prioritetet. Prioritet të jetë sigurimi i vaksinave sa më shpejt dhe sasia adekuate”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Related Posts

Athinë/ Shqiptari mbeti i plagosur nga të shtënat me armë, shoferi i taksisë që “ndihmoi” autorët pëson krizë paniku
Rajon

Athinë/ Shqiptari mbeti i plagosur nga të shtënat me armë, shoferi i taksisë që “ndihmoi” autorët pëson krizë paniku

27/02/2021 , 14:19
Tensionohet protesta në Shkup kundër dënimit të shqiptarëve, policia bllokon rrugën
Rajon

Tensionohet protesta në Shkup kundër dënimit të shqiptarëve, policia bllokon rrugën

26/02/2021 , 14:34
Stafi i BE-së në Moskë vaksinohet me rusen ‘Sputnik V’
Rajon

Mali i Zi merr dërgesat e para të vaksinës ruse ‘Sputnik V’

25/02/2021 , 17:02

Recent Posts

  • Arsenal mposht Leicester, “dhelprat” nuk e marrin veten nga eliminimi në Europa League (video)
  • Qeveria tjetër koncesion 2 muaj para zgjedhjeve për karburantet, do kushtojë 100 mln € për 10 vjet. Sa rritet çmimi për konsumatorin?
  • “Shqiptar m***!”/ U tregua racist ndaj lojtarit, trajneri italian e pëson rëndë
  • Merr flakë “Land Roveri” në Krujë, raportohen vetëm dëme materiale
  • E BUJSHME/ Skandal tek Barcelona, arrestohet ish-presidenti katalanas

Kategorite

  • Aktualitet (1,976)
  • Bota (1,972)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (239)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (126)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (302)
  • Kronike (741)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (661)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (119)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,393)
  • Politike (967)
  • Rajon (176)
  • REAGIM (123)
  • Shendeti (446)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (418)
  • Videonews (379)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!