Politike

Kosova ndez kuvendin/ Dogjani: Po të jetë nevoja, jam i pari që marr armët për të luftuar

Tensionet në veri të Kosovës janë kthyer në çështje debati në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita kërkon që të zhvillohet seancë për të diskutuar mbi situatën e tensionuar në veri. Deputeti Asllan Dogjani thotë se duhet të miratojnë një rezolutë që dënon dhunën e serbëve, ndërsa kërkoi edhe prezencën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Sipas opozitës, Rama duhet të ishte sot në Kuvend dhe të jepte llogari për draftin për asociacionin që është hartuar nga Shqipëria dhe i është dhënë Bashkimit Europian. Ata kërkojnë përgjigje nga Rama se përse e kanë hartuar draftin pa u konsultuar me qeverinë e Kosovës.

Deputeti Oerd Bylykbashi thotë se Rama me qëndrimet e tij po e dëmton Kosovën, në vend se të ishte krah saj në situatën më të rëndë po kalon.

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani iu përgjigj deputetit socialist, Taulant Ballës duke i theksuar se është i gatshëm edhe të marrë armët nëse është e nevojshme për Kosovën. Ai tha se Kuvendi duhet të mbajë një qëndrim zyrtar dhe të dënojë dhunën e ushtruar nga ana e grupeve kriminale në veri të Kosovës.

“Nëse do jetë nevoja, unë jam i pari që marr armët. Ne kuksianët i kemi marrë armët gjatë luftës së Kosovës ku janë vrarë disa të rinj tanët. Kemi pritur mbi 500 mijë shqiptarë të Kosovës gjatë luftës. Po zotëri, unë e marr armën për të luftuar për Kosovën.

Unë kam kërkuar të dalim me rezolutë për të dënuar dhunën e ushtruar nga paramilitarët serbë ndaj zyrtarëve të Kosovës. Duhet të bëjmë një përpjekje dhe të mbajmë qëndrimin tonë. Nuk po analizojmë qëndrimin e Albin Kurtit por kërkojmë që kryeministri ynë mos të bëjë platforma paçavurre. Prandaj të dalim me një rezolutë të dënojmë dhunën e ushtruar në Kosovë nga grupet kriminale”- tha Dogjani.

TRENDING

Exit mobile version