Kosova

Kosova në kërkim të Presidentit të ri… në rast se Thaçi akuzohet nga Gjykata Speciale

Presidenti Thaçi ftoi në takime të ndara, kryetarët e partive të koalicionit qeveritar.

Zyrtarisht u tha se temë e bisedës ishin zgjedhjet lokale në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut. Megjithatë, jozyrtarisht është kuptuar se biseda ishte përqendruar në gjetjen e emrit konsensual të Presidentit të ri, në rast se Thaçi akuzohet nga Specialja.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takime të ndara kryetarët e partive të koalicionit qeveritar. Fillimisht priti kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, pastaj të AAK-së, Ramush Haradinaj e më vonë atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

I vetmi që foli për media pas takimit ishte Haradinaj, i cili mohoi të jetë biseduar për Gjykatën Speciale apo Presidentin.

“Nuk ra kjo temë (rreth propozim-aktakuzave të Speciales), por nuk mora vesh që ka diçka konkrete ose që ka ndodhur ndonjë avancim në këtë temë, pra nuk ishte edhe temë por nuk tha presidenti qe ka diçka të re,” – u shpreh Haradinaj.

Presidenca e konfirmoi zhvillimin e këtij takimimpor pa dhënë shumë detaje.

“Presidenti i ka takuar sot liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend,”-  ishte qëndrimi i zyrës së Presidentit.

Në këtë takim të thirrur nga Presidenti Thaçi, nuk morën pjesë drejtues të partive opozitare.

Përparim Kryeziu nga Vetëvendosje deklaroi se nuk kanë pasur ftesë për një takim të tillë.

Aktualisht, gjetja e emrit konsensual për President është shndërruar në problem për partitë politike.

Kandidaturën për këtë post e ka konfirmuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  i cili kundërshtohet nga LDK-ja e Isa Mustafës, edhe pse janë në koalicion qeveritar.

Në rast se Gjykata Speciale e thërret si të akuzuar presidentin Thaçi, kompetencat e tij për gjashtë muaj mund t’i ushtrojë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Prej disa kohësh në Kosovë kanë filluar të diskutohen emrat për personin që do të zëvendësojë presidentin Thaçi në rast se akt-akuzat nga Gjykata Speciale do të vërtetohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version