Kosova

Kosova në një thes me Serbinë/ Mustafa për seancën në OKB

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se se për herë të parë Kosova u fut në një thes me Serbinë.

Ai këto deklarata i ka bërë teksa ka komentuat seancën e pardjeshme të Këshillit të Sigurimit në OKB, ku Kosova mori kritika nga aleatët perëndimorë.

Mustafa tregoi pikat në të cilat u kritikua Kosova, dhe siç tha ai, askush nuk i përkrahu qëndrimet dhe sjelljet e ngatërrestarëve.

“Në Nju Jork u kritikua mënyra si Kosova ka vepruar në heqjen e dinarit. U kritikua Serbia për veprimet paramilitare në Banjske dhe u tha qartë se KS nuk është vendi qëKosova dhe Serbia të zgjidhin mosmarrëveshjet, por është BE. Askush nuk përkrahu qëndrimet dhe sjelljet e ngatërrestarëve!”

potencoi Mustafa, duke shtuar: –

“Ne mund të themi çfarë të duam, por me rëndësi është çfarë thanë aleatët tanë: SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Ata për herë të parë na futën në një thes me Serbinë. Gabojmë nëse këto i kuptojmë vetëm si deklarata!”

TRENDING

Exit mobile version