OPINION

‘Kosova nuk është tokë e askujt’/ Analisti: Rama po luan rolin e tradhtarit

Analisti, Genc Burimi, ka folur këtë të premte lidhur me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe qasjen e kryeministrit Rama ndaj situatës.

Në një intervistë televizive, Burimi, i quajti deklaratat e Ramës si gafa në seri, ndërsa shtoi se në vend që të mbante një qëndrim pro shqiptar, duket se luan rolin e tradhtarit.

Në lidhje me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, analisti Burimi tha se duhet zgjedhur me diçka utopiste, që është njohja e përbashkët mes dy vendeve.

“Kanë qenë një seri deklaratash që u cilësuan si të komanduara nga Beogradi. Rama tradhtari. Edhe Rama bën deklaratë për të fituar kohë. Kosova është e qartë dhe kërkon sanksionesh ndaj Serbisë. Rama në vend të ketë një qëndrim pro shqiptar, ai luan rolin e tradhtarit. Deklaratat e tij janë gafa në seri.

Agjenda e Ramës është e Perëndimorëve, nuk ka një për Shqipërinë. Perëndimorët kanë hallet e tyre, kanë luftën në Ukrainë, konfliktet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet një zë i fortë. Linja e Ramës është që Shqipëria është e lidhur si ‘mishi me kockën’ me Kosovën.

Perëndimorëve nuk u bëhet vonë për Kosovën, por për Ukrainën, pra të mos jemi naiv. Çfarë duhet që tensioni të fshihet? Duhet diçka utopiste, njohja e ndërsjellët. Evropianit duan qetësinë e momentit, nuk shohin në periudhë afatgjatë. Kemi arritur në një pikë që nuk ka më besim, ka vdekur besimi edhe ndërmjet aleatëve më të afërt. Amerika vetë nuk ka garanci vetë, nëse vjen në pushtet Trump. Rama është si Perëndimorët, sheh në kohën afatshkurtër dhe jo afatgjatë.

TRENDING

Exit mobile version