Kosova

Kosova paguan çmimin/ Mustafa flet për ndalimin e dinarit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka komentuar Rregullorën e re të BQK-së, e cila ka nxitur reagime të mëdha te ambasadorët e QUINT-it si edhe të Brukselit zyrtar.

Ai e ka vlerësuar si vendim të drejtë, por të pamenduar mirë për zbatim.

Më tej, Mustafa tha se zbatimi i kësaj rregulloreje do të duhej të bëhej në bashkërenditje me ndërkombëtarë, për t’u iku pasojave për të cilat po deklarohet SHBA-ja.

“Është vendim i drejtë, por i pamenduar mirë për zbatimin. Është vazhdim i vendimeve, të cilat i kanë përballur në mënyrë të gabuar institucionet e Kosovës me SHBA-në dhe BE-në. Zbatimi i Rregullores së BQK-së do duhej të bëhet në bashkërenditje me ndërkombëtarët, për t’u ikur pasojave për të cilat po deklarohet SHBA-ja, e të cilat, koha ka treguar se, nuk mund të parandalohen dhe evitohen pa bashkëpunim dhe koordinim” – ka thënë Mustafa.

Do të jetë shumë e dëmshme për Kosovën, nëse vendimet që janë të bazuara në Kushtetutë, për shkak të ngutisë dhe gabimeve në implementim do të vlerësohen nga komuniteti ndërkombëtar si cenim i të drejtave të komuniteteve jo shumicë. Për vlerësime të tilla, druaj se do të paguajmë çmim të lartë politik” – ka potencuar Mustafa.

TRENDING

Exit mobile version