Kosova

Kosova shembull se si NATO e BE-ja bashkëpunojnë ngushtë, thotë Stoltenberg

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Kosova është shembull se si Aleanca dhe Bashkimi Evropian bashkëpunojnë ngushtë mes veteS, teksa ka vlerësuar se propozimi për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe – i pranuar parimisht nga Kosova – “mund të jetë rruga përpara që të gjendet një zgjidhje e të bëhet përparim brenda dialogut”.

Këto komente, Stoltenberg, i ka bërë në një konferencë për media në Bruksel, ku ka folur për tensionet e krijuara kohëve të fundit në Veri të Kosovës.

“Kemi parë incidente serioze në Kosovë. Ne pranverë sulm ndaj NATO-s, 93 ushtarë u plagosën dhe disa prej tyre kanë marrë lëndime që do u ndryshojnë jetën. Kjo është totalisht e papranueshme” –  tha Stoltenberg, I cili gjithashtu foli per sulmin në Banjskë

“Këto janë serioze dhe tregojnë për sfidat me të cilat po përballemi në Kosovë” – theksoi Stoltenberg dhe shtoi se është e rëndësishme që të dyja palët, pra Kosova dhe Serbia, të deeskalojnë situatën, të përmbahen nga veprimet që rrisin më tepër tensionet dhe “të frenohen nga çdo retorikë”.

Ndërsa, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se komuniteti transatlantik nuk dëshiron të shoh rikthimin e konflikteve në rajon, duke shtuar se NATO-ja u është përgjigjur vendosmërisht aktorëve që synojnë të destabilizojnë pjesën Veriore të Kosovës, posaçërisht pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit, më 24 shtator.

Këto komente ai i ka bërë pas takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel të Belgjikës, teksa konfirmoi se një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe rrjedhës së ngjarjeve të fundit në Ballkanin Perëndimor, i ngjeshur nga tensionet, sidomos mes Kosovës dhe Serbisë.

TRENDING

Exit mobile version