Kosova

Kosova, sjellje të një shteti prej adoleshenti/ Nazarko: Shqipëria po fiton rëndësi

Mentor Nazarko, teksa i ka bërë një analizë Samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë, duke u ndalur edhe tek marrëdhëniet mes liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor. I ndalur tek marrëdhëniet mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, Nazarko tha se e sheh Kosovën si një “shtet të ri ende të papjekur”. “Procesi i Berlinit është ndoshta edhe një mënyrë për të frenuar ndikimin rus, por edhe për ti dhënë shprese opinione publike që procesi i integrimit është diçka reale. Ballkani i Hapur kishte një dimension të rëndësishëm, pra “Open Ballkan” relaksoi marrëdhëniet mes liderëve. Por Kosova është duke vuajtur, pëlqej të gjej një paralele nga jeta e individit, adolesht. Kosova si shtet i ri është duke vuajtur njëlloj pamaturie, njëlloj puberteti institucional” – deklaroi analisti Nazarko, sipas të cilit, Kosova, vec me Shqiperine, ka probleme edhe me vende të tjera dhe se problemi qëndron tek Kosova. “Siç e thashë Kosova ende është tek “sindromi i një fëmije të parritur”. Por këtë sindromë e ka pasur edhe qeveria Thaçi, edhe qeveria Haradinaj. Por Shqipëria, shteti amë, në të gjithë kuptimet, për shkak politikës konstruktive rajonale, po fiton këtë rëndësi ndërkombëtare dhe kjo është një ndihmë shumë e madhe për Kosovën” – Theksoi Nazarko, duke shtuar: Tani qasja që ne duhet ta shohim Serbinë me sytë e Kosovës, nuk është qasje realiste, por një qasje populiste. Sa për Dritan Abazoviçin,  ai është dikush që I ka mundur serbët në kohë paqeje. Pra ai, ka imponuar faktorin serb në Mal të Zi, të pranojë Kosovën, ka normalizuar apo imponuar si rregull normal mbajtjen e flamurit shqiptar. Dhe të gjitha këto i ka bërë në mënyrën më të qetë të mundshme pa krijuar polemika. Kështu që Dritan Abazoviç është shembull i eficencës” – tha ndër të tjera Nazarko.

TRENDING

Exit mobile version