Aktualitet

‘Kosova s’mund të bëj vetëvrasje as për miqtë e saj më të mirë’

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka dhënë një intervistë për ‘Der Standard’, ku ka thënë se “Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë” dhe sipas saj, ‘disa diplomatë të Perëndimit janë problematikë”.

Gjatë kësaj interviste, ajo përmendi edhe emrin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për të cilin tha se “i bën jehonë qëndrimeve të Vuçiçit.

“Ne, si Perëndimi në tërësi, nuk duhet të lejojmë që disa diplomatë problematikë ta fusin rajonin në luftë në një aleancë jo të shenjtë me përfaqësuesin e Putinit, Vuçiç. Në çdo rast ne do ta mbrojmë vendin tonë sepse mbrojmë shtetin ligjor dhe demokracinë. Vuçicin nuk e ndalon dot as me para, as me qetësim, vetëm me një qëndrim kristal. BE-ja nuk e ka këtë sepse nuk është dakord”, ka thënë Gervalla, e cila gjithashtu foli edhe për situatën në Veri, ku tha se është e rrezikshme e që kjo i konvenon Kremlinit.

 

TRENDING

Exit mobile version