Kosova

Kosovë, 14 automjete përfshihen në aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme (11 Dhjetor) në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, Kosovë në të cilin janë përfshirë 14 automjete dhe raportohet se janë lënduar disa persona, ndërsa nuk ka viktima. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për Klankosova.tv, i cili bëri të ditur se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht. “Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, sipas informatave fillestare është shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksdentit raportohet edhe per persona të lënduar. Kjo rrugë është e bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t’u marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar. Apelojmë për kujdes gjatë vozitjes në këtë kohë me ngrica dhe mjegull, për të shmangur rastet e tilla”, thuhet në konfirmim.

TRENDING

Exit mobile version