Kosova

Kosovë, hiqet barrikada në Merdare, hapet pika kufitare

Policia e Kosovës ka njoftuar se është hapur pika kufitare në Merdare e cila ishte bllokuar në anën serbe dy kilometra larg kufirit. Sipas policisë, që prej orës 09:50, është liruar për qarkullim.

“KOMUNIKATË PËR MEDIA – Shtesë Pika kufitare ”Merdare” lirohet për qarkullim Prishtinë, më 29 dhjetor 2022 Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim. Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë.”, thuhet në njoftim.

Djegia e kamionëve në veri të Kosovës, Policia: S’raportohet për lëndime

Policia e Kosovës, sot ka dhënë detaje lidhur me djegien e dy kamionëve gjatë natës në veri të vendit.

“Bazuar në informacionet zyrtare, në mëngjesin e hershëm është raportuar se në lokacionin e quajtur “Shkëmbi i Dudës” në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy mjete të rënda (kamionë), të cilët kanë qenë të vendosur në barrikadë.”, është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Përveç dëmeve materiale, sipas Policisë, nuk raportohet për lëndime, përderisa rasti është duke u hetuar.

Ora 08:12

Digjen disa kamionë në një barrikadë në veri

 

TRENDING

Exit mobile version