Kosova

Kosovë-Shqipëri/ Në tavolinë hidhet bashkimi

Për njohësin e çështjeve të Ballkanit, Timothy Less, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është opsioni i vetëm gjeopolitik në Rajon, skenar i cili jo vetëm do të konsolidonte ndarjen e Kosovës me Serbinë dhe do të siguronte mbrojtjen e shqiptarëve, por do t’i jepte edhe akses Kosovës në botën e jashtme”.

Les thekson se ideja e “bashkimit kombëtar të shqiptarëve” nuk është e re, por “diskutohet gjerësisht në Ballkan dhe ka mbështetje të fortë mes njerëzve në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët e shohin veten si pjesë e një kombi të vetëm shqiptar”.

Siç thekson një ekspert britanik për Ballkanin, bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë është gjithnjë e më i sigurt, nëse merret parasysh fakti se Kosova “nuk mund të njihet nga Serbia”, dhe “aspirata e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE praktikisht ka përfunduar, për aq kohë sa pasi Franca dhe vendet e tjera do t’i rezistojnë zgjerimit të mëtejshëm”.

Timothy Les nuk e përjashton mundësinë që Serbia paskësaj të kërkojë “diçka më shumë se veriu i Kosovës”. Në këtë kontekst, ai pretendon se ekziston mundësia për të kërkuar “mbështetje të Shqipërisë për krijimin e një entiteti të ri rajonal që do t’i mundësonte Serbisë integrimin e diasporës së saj në Bosnje dhe Mal të Zi”. Les thotë se nuk do të ishte e vështirë për t’u arritur, pasi Shqipëria tashmë është përfshirë në nismën e Serbisë, Open Balkan

 

 

TRENDING

Exit mobile version