Connect with us

Kosova

Kosovë: 11 të vdekur dhe 765 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 765 raste me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rezultatet janë në bazë të 1791 mostrave të testuara. Nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur edhe 11 pacientë.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (71, 71, 69 vjeç), Prishtinë 3 raste (82, 68, 60 vjeç), Ferizaj 1 rast (50 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 193 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.752.

Që nga fillimi i pandemisë më 13 mars të këtij viti, në Kosovë janë infektuar 28.616 persona prej të cilëve 17.055 janë shëruar ndërsa 809 kanë vdekur.

Më herët Policia e Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj 778 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës. Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet.

Të premten më 13 nëntor në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Kosova

Shkodra: Serbia dëshiron ta tensionojë situatën për të marrë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare

Njohësi i sigurisë, Selam Shkodra, thotë se skenat si ato që i ka bërë sot Serbia kur ndaloi kosovarët në pikat kufitare janë të njohura për Kosovën.

Shkodra, thotë se Serbia dëshiron që ta tensionojë situatën në mënyrë ta marrë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare.

“Këto skena janë të njohura për ne. Serbia si rezultat i disfatës që ka pasur dje në Asamblenë Parlamentare kështu ka vazhduar për të tensionuar situatën dhe për të justifikuar para qytetarëve të vetë disfatën që ka pasur në KiE. Është shkelje e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes dy vendeve. Serbia po dëshiron që ta tensionojë situatën që ta kthej edhe një herë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Gjithashtu, ai tha se Serbia ka mesazh për të frikësuar dhe për të nxjerrë gjithë ata pjesëtarë të komunitetit serb që kanë filluar integrimin dhe janë lejal ndaj rendit të Kushtetutës së Kosovës.

Qindra kosovarë janë mbajtur të bllokuar për mbi 16 orë nga autoritetet serbe në pikat kufitare me Serbinë.

Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova edhe në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Gjatë ditës, MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të vet që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi.

 

Continue Reading

Kosova

Serbia: Votimi në Strasburg pro Kosovës, festival i hipokrizisë

Serbia do të luftojë me argumente, fakte, ligj moral dhe besim në vetvete kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Këtë e tha mandatari për formimin e Qeverisë së re serbe, Millosh Vuçeviç, pasi Asambleja Parlamentare e këtij organizmi i dha dritën jeshile raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës.

Vuçeviç, që aktualisht mban postin e ministrit të Mbrojtjes, tha për televizionin publik serb më 17 prill se votimi në Strasburg “ishte vazhdim i festivalit të hipokrizisë”. Ai shtoi se “nuk kishte shumë hapësirë për manovrim, por nuk ka tërheqje dhe nuk ka dorëzim”.

Shkelja e normave bazë nga ana e tyre do të shndërrohet në ndëshkim për ta, por diçka që është e paligjshme nuk mund të bëhet e ligjshme përgjithmonë”, tha Vuçeviç.

Ai shtoi më tej se kjo nuk ka të bëjë vetëm më pyetjen nëse Kosova është shtet, por edhe me faktin se “parimet bazike që vetë ata kanë vendosur para Prishtinës, nuk janë respektuar” dhe më e rëndësishmja, sipas tij, është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sakaq ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç, tha më herët se 16 prilli ishte një ditë e turpshme në asamblenë parlamentare të këshillit të Europës.
Continue Reading

Kosova

Naim Murseli ka marrë urdhër për të vrarë gruan? Trondit avokati, ja pista e hetimit

Avokati Tom Gashi nëpërmjet një lidhje skype për emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha në Top News ka folur mbi vrasjet e fundit të grave nga ana e bashkëshortëve të tyre në Kosovë.

Duke u ndalur specifikisht tek vrasja e Liridona Ademajt e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, ekzekutim që dyshohet se u planifikua nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, avokati tha se prokuroria po heton pistën që ky i fundit të ketë qenë nën presion për të kryer krimin e rëndë.

“Duke e ditur jetën që ka pasur, janë duke u hetuar edhe persona të tjerë. Indicet mund të jenë, mos ndoshta ky person mund të ketë qenë nën presion. Këto janë pista të hetimit që ka prokuroria. I vetmi organ që e bën hulumtimin, është prokuroria e shtetit”– tha avokati.

Lidhur me propozimet në Kosovë për ashpërsimin e Kodit Penal për krimet e vrasjes së bashkëshorteve në vend, Gashi u shpreh se e vetmja mënyrë për të parandaluar vrasje të tilla do të ishte vendosja e dënimit me vdekje.

“Shifra që është thënë është tepër shqetësuese sepse ka marrë vetëm rastet e bashkëshorteve nga burrat e tyre, gjë që është trishtuese, pavarësisht se po flasim për një periudhë kohore prej 25 vitesh. Besoj se është mentaliteti i tyre por besoj se njëra prej mënyrave për të parandaluar çdo vrasje, jo vetëm atë të bashkëshorteve, është ajo e shikimit të dënimit me vdekje”- shtoi Gashi.

Continue Reading

Kosova

Ndalimi i qytetarëve kosovarë në Serbi/ Osmani iu lutet ndëkombëtarëve: Veproni shpejt

Krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë akuzuar Serbinë se ka ndaluar autobusë me udhëtarë kosovarë në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë të mërkurën, si shenjë hakmarrjeje pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.

Osmani u bëri thirrje partnerëve të veprojnë “shpejt”, ndërsa tha se përgjegjës për këtë është “vetëm një njeri: presidenti serb Aleksandar Vuçiç”.

“Serbia po u hakmerret qytetarëve kosovarë, një ditë pas votimit në PACE, duke i mbajtur peng shumë [qytetarë] në pikëkalime, duke i frikësuar, duke ua konfiskuar dokumentet dhe duke ua mohuar ushqimin”, shkroi ajo në rrjetin social X.

Më herët, kryeministri Kurti e cilësoi si “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut ndalimin e qindra qytetarëve të Kosovës nga autoritetet kufitare në Serbi.

Përmes një postimi në X,Kurti tha se qytetarët që kanë mbetur të bllokuar që nga mëngjesi në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë, “janë privuar nga ushqimi dhe ilaçet”.

“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, Serbia u kundërpërgjigj ndaj civilëve kosovarë. Që nga mëngjesi i sotëm, më shumë se 300 qytetarë – përfshirë fëmijë – janë ndaluar në mënyrë arbitrare në kufi, duke u privuar nga ushqimi dhe ilaçet. Shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut”, shkroi Kurti në X.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ajo e Punëve të Brendshme e Kosovës më herët gjatë 17 prillit u bënë thirrje qytetarëve që me “çdo kusht” të shmangin kalimin nëpër Serbi.

MPJD tha se autobusë të Kosovës, me udhëtarë nga Kosova, janë bllokuar në dy pikëkalime kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe në një pikëkalim kufitar me Hungarinë.

Kjo ministri tha se udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve.

“Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje”, u tha në njoftim.

Kjo ministri tha se këto veprime janë ndërmarrë në shenjë hakmarrjeje ndaj votës në Këshillin e Evropës një ditë më parë, por po ashtu autoritetet serbe kishin paralajmëruar se do të arrestonin shtetas të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 14 prill paralajmëroi se çdokush që shkel rendin kushtetues të Republikës së Serbisë “do të arrestohet dhe ndiqet penalisht”.

Ai i bëri këto deklarata teksa foli për arrestimin e Sreqko Sofronijeviqit nga autoritetet në Kosovë.

MPJD i është drejtuar faktorit ndërkombëtar për bllokimin e shtetasve të Kosovës në territorin serb, ndërkaq zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, po ashtu njoftoi se për situatën e ka njoftuar edhe ndërmjetësin evropian të dialogut, Mirosllav Lajçak.

“Kjo është përgjigja e Serbisë dhe hipokrizia karshi respektimit të të drejtave të njeriut nga një shtet që aktualisht është anëtar i Këshillit të Evropës. Veprime të tilla edhe një herë dëshmojnë rënien e demokracinë dhe politikën e tyre të vazhdueshme të agresionit”, shkroi Bislimi në X.Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte./REL

Continue Reading

Kosova

Ndërkombëtarët presion Serbisë/ Lirohen 300 qytetarët kosovar që u mbajtën peng

Mbi 300 qytetarë të Kosovës që  kishin mbetur të bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, tashmë janë liruar.

Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri më tani kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë tutje.

Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim”.

Ky veprim i Serbisë nxiti reagime të shumta. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING