Connect with us

Sport

‘Kot u bëra portier’, Alban Hoxha dhuron spektakël

Published

on

Partizani vijon me ritëm maksimal stërvitjen në kompleksin privat të klubit në zonën e Tufinës. Seanca e djeshme stërvitore nisi në orën 17:30, siç ishte planifikuar, me lojtarët, të cilët si gjithmonë zbarkuan në fushë më shpejt sesa ishte urdhëruar. Seanca nis me ritëm të ulët, vrapim rreth fushës dhe pasime pa shumë lëvizje mes njëri-tjetrit, me trajnerin Mehmeti, që mundohet t’i udhëzojë për gjithçka deri në detaje.

Pas pak minutash nxehmjeje frerët e stërvitjes i merr në dorë përgatitësi atletik, Korrado Sakone, i cili e rriti ritmin dhe ngarkesën e seancës, duke u dhënë lojtarëve ushtrime fizike dhe të shpejta. Pas “zborit” të përgatitësit atletik, Mehmeti nisi menjëherë taktikën e ndeshjes me Kastriotin, që do të luhet nesër në “Elbasan Arena” në orën 17:00, pa praninë e tifozëve, pra me dyer të mbyllura.

VËMENDJA TE PASIMET – Trajneri i të kuqve është “manjak” i saktësisë në pasime dhe gjatë gjithë seancës ka kërkuar sa më shumë shpejtësi dhe kujdes në lojë. Tekniku e ndau shpejt skuadrën në dy grupe, me titullarët dhe rezervat, dhe nuk e ndryshoi deri në fund të saj. Disa minuta më mira ekipi u përqendrua te mënyra e daljes në sulm, ku kërkohet sa më shumë shpejtësi veprimesh, por edhe te mënyra për të neutralizuar kundërsulmet, që janë një armë mjaft e fortë e Kastriotit, për shkak të karakteristikave të lojtarëve krutanë në sulm.

 

Kishte momente kur lojtarë të caktuar nuk vepronin sipas udhëzimeve dhe Mehmeti kujdesej të ndalte lojën dhe t’i udhëzonte. Madje, në një moment me Rrapajn kishte edhe një moment kur iu drejtua mesfushorit me fjalët: “Çfarë po bën, nuk mund të veprosh si të duash”. Rrapaj uli kokën dhe vazhdoi, teksa pak momente më pas talenti vlonjat nisi të bëjë gjërat e duhura dhe trajneri e përgëzoi. Interesant ishte fakti se Fatjon Tafaj, ndihmësi i Mehmetit, u kujdes gjatë gjithë seancës të sinjalizonte lojtarët, që ishin në pozicion jashtë loje për të përmirësuar sa më shumë ekipin këtë aspekt.

 

HOXHA “BOMBER RACE” – Stërvitja e djeshme e portierëve nën drejtimin e trajnerit Ilir Bozhiqi, ishte mjaft argëtuese. Një tullumbace e madhe, apo top mjekësor, siç quhet në gjuhën e palestrës u ishte shtuar mjeteve të stërvitjes së portierëve. Trajneri Bozhiqi e përdorte tullumbacen për të devijuar drejtimin e topit dhe për t’ia bërë sa më të vështirë Laroshit, Hoxhës e Teqjes evitimin e golit.

Në fund të stërvitjes Hoxha vendosi ta ketë portën e tij përballë, pra të luajë rolin e sulmuesit. Kemi parë t’i “qajë” penalltitë, por kjo nuk paskësh qenë e vetmja “superfuqi” e tij.

Gardiani i Partizanit tregoi aftësi të jashtëzakonshme në finalizim. Krosimet e Hadrojt dhe Albion Markut, 34-vjeçari i stampoi në rrjetë në mënyrat më të ndryshme, pa gabuar thuajse asnjë. Kishte gola me kokë pas trehapëshit, goditje me “100 km/orë”, por më të shumta ishin finalizimet me roveshatë dhe gjysmëroveshatë. Nëse sheh aftësitë finalizuese të Hoxhës, të bën çudi përse luan portier, ku gjithsesi ka shkëlqyer.

Në fakt edhe ai vetë ndjen “keqardhje” që nuk u bë sulmues, teksa sheh veten të shënojë të tillë gola. “Kot që u bëra portier”, tha me shaka ishportieri i Besës, që shijoi shumë këtë seancë stërvitore. Krejt ndryshe ishte kolegu i tij në portë, Aldo Teqja, i cili nuk ishte i saktë në finalizime dhe goditjet e tij “jashtë orbitës” shkaktuan të qeshura te lojtarët e tjerë. Ndërkohë, Skuka gjithashtu u duk në formë të frikshme dje. Finalizimet në mënyrë të jashtëzakonshme me “biçikletë” tregonin qartë se nuk është rastësi ai gol fantastik në derbin me Tiranën.

SKUADRA – Dje ishin të pranishëm të gjithë lojtarët, përfshirë edhe Albion Markun, i cili ka vuajtur ngarkesën e madhe fizike të ndeshjeve të ngjeshura në muajt e fundit. Gjithsesi, mbrojtësi i djathtë duket se e ka kaluar problemin, sepse dje u stërvit me ritëm maksimal, madje qëndroi më shumë se të tjerët në stërvitje. Me kthimin e tij, Partizani nuk ka asnjë mungesë për ndeshjen e nesërme ndaj Kastriotit.

Sport

Chelsea kontrat me sulmuesin e Manchester City

Published

on

By

Drejtuesit e “Chelsea” kanë rënë dakord për një kontratë me sulmuesin anglez të “Manchester City” Raheem Sterling.

Sipas Fabrizio Romano, klubi londinez është gati t’i bëjë një ofertë të re Manchester City në të ardhmen e afërt për transferimin e futbollistit 27-vjeçar anglez, kontrata e të cilit tashmë është rënë dakord. Vlen të theksohet se trajneri i bluve Thomas Tuchel personalisht insiston për nënshkrimin e Sterling.

Raheem Sterling bëri 30 paraqitje në ligë sezonin e kaluar me City, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë pesë asistime.

Continue Reading

Sport

ZYRTARE/ Bale në një ekip të ri

Published

on

By

Gareth Bale është një lojtar i ri në Los Angeles Football Club, kështu që ai do të luajë sezonin e ardhshëm së bashku me Giorgio Chiellini.

Anësori uellsian, i cili pas pak ditësh do të lirohet nga Real Madridi, ka nënshkruar kontratë me klubin amerikan.

Njoftimi vjen nga i njëjti lojtar, i cili pozon me fanellën e klubit të tij të ri në rrjetet sociale, duke shkruar: “Shihemi së shpejti Los Angeles”. I njëjti klub më pas ri-tweetoi postimin, duke zyrtarizuar në mënyrë efektive marrëveshjen.

Continue Reading

Sport

Nejmar drejt Premier League/ish-trajneri krahëhapur…

Published

on

By

Neymar ka dalë jashtë planeve të PSG-së, që një vit para se t’i përfundojë kontrata, ka vendosur të shesë brazilianin, në mënyrë që të mos e humbë me parametra zero.

Madje për këtë kryeqytetasit francezë kanë ulur ndjeshëm edhe çmimin e kartonit të yllit Brazilian, duke shprehur gatishmërinë për ta shitur atë vetëm 50 milionë euro, ndonëse shpenzuan plot 222 të tilla për ta marrë nga Barcelona verën e 2016-ës.

Në të tillë situatë, duket se ka vendosur të përfitojë Chelsea, pasi pronari i ri, Tod Boehly ka kuptuar se mund të rritë ndjeshëm entuziazmin e tifozëve londinezë me afrimin e yllit Brazilian, i cili këtë merkato ka një vlerë prej lojtari të zakonshëm.

Bosi amerikan i bluve të Londrës ka marrë sugjerime pozitive nga Thomas Tuchel, i cili ka punuar me Neymar edhe te Paris Saint Germain, ndaj pritet që në ditët e ardhshme të prezantohet me një ofertë konkrete në zyrat e PSG-së.

Nga ana tjetër, vetë Neymar ka pranuar faktin se për t’u larguar nga PSG-ja, duket të ulë ndjeshëm edhe pagën e tij, ndaj është gati që në Londër të firmosë edhe për një shifër prej rreth 20 milionë eurosh në sezon./top channel

NTV Televizion

Continue Reading

Sport

Arsenal blen sulmuesin brazilian/Botman lë thatë Milanin…

Published

on

By

Gabriel Jesus është shumë pranë transferimit te Arsenal. Braziliani i programuar për të qenë ‘bomberi’ i Manchester City-t nuk bindi pas ikjes së Aguerro-s dhe për këtë arsye u ble Halaand, ndërsa tani gjasat janë të provojë një aventurë të re në Londër. Dy klubet kanë arritur marrëveshjen për 52 milionë euro, ndërsa ‘topçinjtë’ po punojnë për të gjetur një marrëveshje me futbollistin 25-vjeçar.

Sakaq Manchester City është përforcuar në mesfushë me lojatin e kombëtares angleze Kalvin Philips. Leeds ka pranuar ofertën e skuadrës së Guardiolës që kap totalin e 58 milionë eurove, ndërsa vetë 26-vjeçari ka refuzuar disa klube për Manchester City-n.

NTV Televizion
Continue Reading

Sport

Milani tenton rinovimin, Leao nuk pranon…

Published

on

By

Milani po tenton rinovimin e kontratës me Rafael Leaon, por ende nuk po vjen akordi mes palëve. Klubi kuqezi i ka ofruar agjentit të 23 vjeçarit një kontratë të re 4-vjeçare me një rritje page nga 1.5 milionë që futbollisti përfiton aktualisht në 4.5 milionë, ofertë që është refuzuar nga përfaqësuesi i futbollistit Zhorzh Mendes, i cili i ka kërkuar Milanit një pagë 6 milionë euro në sezon.

Presidenti i “Djallit”, Paolo Skaroni pak kohë më parë deklaroi se klubi do të zbatonte një politikë ku pagat e lojtarëve do të mbehesh në kontrollë duke tentuar të mos kalonin limitin e 5 milionëve në vitet në vijim, por rëndësia e lojtarit në skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli mund ta bindë numrin një të klubit të bëj një hap pas dhe të kënaqë pretendimet e Leaos për të arritur rinovimin me talentin portugez./joqalbania

NTV Televizion

 

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING