Rajon

Kovaçevski: OBRM-PDUKM nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski pas takimit me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp tha se ka vërejtur se ka ndryshuar qëndrimi i partisë më të madhe opozitare maqedonase për ndryshimet kushtetuese.

“Është mirë që ka ndryshuar qëndrimi i tyre, ajo është që OBRM-PDUKM nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kjo është e mirë. Ky është një përfundim i këtij takimi. Në takimin e sotëm gjithashtu u bë e qartë se a do ta integrojmë vendin në BE ose do ta lëmë të izoluar, për të cilën vlerësojë se duhet të vazhdojë dialogu dhe të ndërtojmë një qëndrim të përgjithshëm se për vendin është më mirë të integrohemi në BE dhe me këtë të realizojmë qëllimet tona strategjike”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski tha se qëllimi i tij personal dhe angazhimi i Qeverisë është që procesi i eurintegrimeve të jetë i suksesshëm.

“Sot ne jemi shembull i një shoqërie që i ka zgjidhur marrëdhëniet e saj dhe kjo shihet në raportin e OKB-së ku Marrëveshja Kornizë e Ohrit renditet si marrëveshje me zgjidhje të përhershme në një vend me diversitet. Ne e kemi verifikuar shumë herë gjuhën dhe identitetin maqedonas”, u tha ndër të tjera gazetarëve Kovaçevski.

TRENDING

Exit mobile version