Politike

KQZ nuk vendos emrin e Metë në fletën e votimit, reagon Alibeaj

Kryetari i Komanduar, Enkelejd Alibeaj është shprehur se demokratët kanë turp të dalin me emrin e Metës në fletën e votimit.

“Kanë frikë more frikë sepse është turp. Kanë frikë të nxjerrin ermin e Ilir Metës aty. Këto janë  momente historike për ne, ne kemi një test të rëndësishëm në këto 30 ditë. Nuk do ndodhë gjëma, ne duhet të dalim sa më serioz. Pas 14 majit do të hapet një hapësirë e re, mundësi e re për të ringritur me të vërtetë PD. Siç nuk ka qenë kurrë, e pastër dhe me ideologjinë e demokratëve.”- tha Alibeaj.

TRENDING

Exit mobile version