Aktualitet

Krenar për kontributin e Shqipërisë në këtë organizatë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin virtual dy ditor të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, i cili u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Në takim, u trajtuan çështjet kryesore me të cilat përballet aktualisht siguria transatlantike, si përforcimet ushtarake të Rusisë, përqasja ndaj Kinës, ecuria e misionit të NATO-s në Afganistan, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe atyre në Detin e Zi.

“Kjo mbledhje dy ditore e Ministrave të Jashtëm të NATO-s ishte jashtëzakonisht e vyer edhe për t’i dhënë një mbështetje shtesë projektit të rritjes së kapaciteteve vepruese dhe forcimit të unitetit të brendshëm brenda Aleancës – NATO 2030.” – u shpreh Cakaj, sa i përket pjesëmarrjes së tij në këtë takim.

Në përfundim Cakaj shprehu krenari për kontributin dhe frymën bashkëpunuese të Shqipërisë, që prej anëtarësimit të saj në NATO.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version