Kosova

Krenaria për SHUPLAKEN dhe GAFAT, Vuçiç më mirë të rrinte në shtëpi

Kryetari i Partisë së Qendrës Serbe Zdravko Ponosh ka reaguar ndaj performancës së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke thënë se ai si kryetar shteti kishte bere autogol me situatë ku e kishte vënë veten, teksa u riedukua nga ambasadori i një vendi tjetër.

“Do ishte e mundur që aksioni diplomatik para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të kishte dhënë ndonjë rezultat nëse do të ishte nisur me kohë. Tani po vuajmë akoma këtë gabim të Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit” – ka shkruar Ponosh në rrjetin social X.

“Teksa kreu i shtetit e vendosi veten në një situatë që të riedukohej nga ambasadori i një vendi tjetër, atëherë do të ishte më mirë të rrinte në shtëpi dhe të jepte dekorata. Natyrisht, ajo gafë nuk është se vendos rezultatin e votimit, por ne nuk na duhej ajo anekdotë e OKB-së, teksa ishim duke lobuar për një temë serioze” – theksoi Ponosh

Kujtojmë se në seancën e rregullt të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ka pasur një përplasje verbale mes presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçic dhe kryesueses së seancës, Vanessa Fraser nga Malta, një lloj përleshje që përfundoi me perplasje grushti mbi tavolinë nga ana e Frazer, dhe Vuçiç që heshti.

Përplasja verbale ka ndodhur kur kryesuesi i seancës ia ka dhënë fjalën presidentit Aleksander Vuçic dhe ka përmendur se ai kishte tre minuta për prezantimin e tij, siç ishte marrë vesh më parë. Vuçic, në vend të prezantimit të tij, tha se nuk ishte dakorduar dhe shtoi: “Por kjo nuk ka rëndësi”, për të cilën Frazer u përgjigj se “u ra dakord”.

Pasi presidenti serb tha edhe një herë “nuk u ra dakord”, ka reaguar Fraser duke goditur grushtin në tavolinë. Ajo tha se ishte dakorduar me zëvendësin e saj dhe nuk do të lejonte që ajo të dilte si gënjeshtare.

TRENDING

Exit mobile version