Politike

Kreshnik Spahiu: Nuk ka asnjë demokrat që e sheh Këlliçin si kryetar bashkie

Juristi Kreshnik Spahiu tha se Belind Këlliçin nuk e sheh askush as si kryebashkiak, as si kryeministër.

Sipas tij nuk ka asnjë demokrat që ta shohë Belind Këlliçin në atë pozicion, e lëre pastaj një qytetar.

“Erioni ka ndërtuar një fushatë krejt tjetër të cilën po mundohet Edi Rama t’ja marri sepse nuk mund të lejojnë protagonizëm këta, as të Erionit, as të kujt tjetër, ndërsa për Belindin i duhet të rikuperojnë sepse në 25 vitet e fundit, për ata që se dinë, kush është kryetari i Bashkisë Tiranë, është kandidat për kryeministër.

Edi Rama nga Bashkia Tiranë u bë kryeministër, Lulzim Basha nga Bashkia Tiranë u bë kandidat për kryeministër, Erion Veliaj nga Bashkia Tiranë është potencial për të trashëguar atë parti dhe për të garuar për më gjatë.

Çështja është a ka ndonjë demokrat sot ta shohë Belindin si kryeministër të ardhshëm?! Unë nuk kam gjetur akoma një demokrat, jo më qytetar të Tiranës që ta shohin Belindin si kryeministrin e ardhshëm të vendit,” – u shpreh Spahiu.

TRENDING

Exit mobile version