Politike

Kreu i SPAK: Janë plotësuar kriteret për arrestimin e Ahmetajt

 Seanca në Kuvend për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj po vazhdon me tensione. Deputetja socialiste Ermonela Felaj në seancë ka pyetur kreun e SPAK Altin Dumani nëse plotësohen kriteret për arrestimin Ahmetajt. Ky i fundit i është përgjigjur me po.

“Janë plotësuar kriteret për arrestimin”, tha Dumani.

Ishte kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish-zv.kryeministrit, por edhe për zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura. Vetë Ahmetaj nuk merr pjesë në mbledhje, por përfaqësohet nga dy avokatët e tij.

TRENDING

Exit mobile version