Bota

Kreu i Wagner udhëheq kryengritjen kundër Moskës, Putin i drejtohet popullit

Udhëheqësi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin u shpalli zyrtarisht luftë skalioneve ushtarake të Moskës. Ai ka bërë thirrje për “ndalim” të krerëve ushtarakë rusë pasi ai akuzoi trupat e rregullta për bombardimin e kampeve të luftëtarëve të tij me urdhër të ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu duke paralajmëruar një numër të madh vdekjesh. Themeluesi i kompanisë famëkeqe të mercenarëve rusë, Prigozhin, ka denoncuar se ushtria ruse ka kryer sulme me raketa në fushat e pasme të Wagner-it në zonën e Kurskut. Pas sulmit, Prigozhin njoftoi se do të eliminonte udhëheqjen ushtarake të Rusisë.

“Ne jemi 25,000,” tha udhëheqësi i milicisë, duke u bërë thirrje rusëve, veçanërisht ushtarëve, që t’u bashkohen atyre dhe jo për të bërë rezistencë në atë që “nuk është një grusht shteti ushtarak, por një marshim drejtësie”. Përgjigja nga Moska ishte e menjëhershme: së pari, Ministria ruse e Mbrojtjes hodhi poshtë të gjitha akuzat për sulme ndaj mercenarëve.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta bëjë të shtunën një adresim televiziv, pas këtyre zhvillimeve.

Grupi Wagner është një organizatë paraushtarake që lufton përkrah forcave ruse në Ukrainë. Në muajt e fundit, Prigozhin është bërë gjithnjë e më i zëshëm në kritikat e tij kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është njoftuar për situatën dhe po merren të gjitha masat e nevojshme, tha zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov. Ngjarja paraqet një përshkallëzim befasues të grindjeve brenda Rusisë.

Gjatë natës Federata Ruse sulmoi kryeqytetin ukrainas dhe për shkak të një rakete që u godit në ajër, dy persona humbën jetën dhe tetë u plagosën.

Prigozhin ka qenë dikur aleat i Putinit. Në janar të këtij viti, SHBA-ja e ka shpallur grupin e tij, Wagner, organizatë kriminale transkombëtare, për shkak të aktiviteteve në Ukrainë, por edhe në Lindje të Mesme dhe në Afrikë. Si Prigozhin, ashtu edhe grupi janë të sanksionuar nga Perëndimi.

Në përditësim…

Ora 08:52

Kreu i Wagner udhëheq kryengritjen kundër Moskës, Putin pritet të mbajë fjalim para popullit

Presidenti Vladimir Putin pritet t’i adresohet popullit rus përmes një fjalimi bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha për agjencinë Tass.Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, akuzon shefat e mbrojtjes ruse, të udhëhequr nga ministri Shoigu, se kanë urdhëruar një sulm ndaj njerëzve të tij dhe kanë marshuar në Rostov dhe Moskë.

​Ndërkohë Ëagner, po hetohet për nxitje të rebelimit, pasi akuzoi ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës me raketa kundër trupave të tij.

Yevgeny Prigozhin tha se “e keqja” në udhëheqjen ushtarake duhet të ndalet dhe u zotua se “do të marshojë për drejtësi”.

Prigozhin: Wagner do të marshojë në Moskë nëse ministri Mbrojtjes nuk vjen në Rostov

Kreu i grupit mercenar Wagner ka kërcënuar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbysur udhëheqjen ushtarake ruse duke argumentuar se trupat e tij janë gati të marshojnë drejt Moskës nëse ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe gjenerali Valery Gerasimov nuk pranojnë të takohen me të. “Kemi mbërritur këtu, duam të shohim shefin e shtabit dhe Shoigun. Nëse ata nuk vijnë, ne do të bllokojmë qytetin e Rostovit dhe do të nisemi drejt Moskës,” tha Yevgeny Prigozhin në një mesazh audio nga Rostov. Vetë Prigozhin më vonë pretendoi se Gerasimov iku.

Prigozhin: Në Rostov ne kontrollojmë selinë e ushtrisë dhe aeroportin

Evgeny Prigozhin njoftoi kontrollin e ndërtesës së selisë së ushtrisë nga vullnetarët rusë nga grupi Wagner, si dhe marrjen nën kontroll të aeroportit për të parandaluar uljen e avionit luftarak
Ora 07:51

Wanger i shpalli luftë, Moska: Po bëjmë gjithçka për sigurinë e Rostovit, s’është e vërtetë që jemi futur në shtetrrethim

Forcat ruse po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të rajonit të Rostovit.Kështu deklaroi guvernatori i rajonit, Vasily Golubev, në kanalin e tij Telegram pas njoftimit të kreut të grupit paramilitar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili bëri të ditur se kishte mbërritur në selinë e ushtrisë ruse në qytet. një qendër kryesore të sulmeve  të ushtrisë së Moskës në Ukrainë dhe marrjen e kontrollit të vendeve ushtarake, duke përfshirë një aeroport.

Ai shkruan gjithashtu se nuk është e vërtetë se Rostovi është futur në shtetrrethim.

“Situata aktuale kërkon përqendrimin maksimal të të gjitha forcave për të ruajtur rendin. Agjencitë ligjzbatuese po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të qarkut”. shkroi guvernatori rus duke u kërkuar të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos dalin nga shtëpia nëse nuk është e nevojshme. Më herët, kreu i Ministrisë së Situatave të Emergjencave për rajonin njoftoi se informacioni i përhapur në rrjetet sociale dhe mesazhet e çastit për futjen e një shtetrrethimi në rajonin e Rostovit nuk është i vërtetë.

TRENDING

Exit mobile version