04/06/2021 , 14:30

Krid feston 1-vjetorin, Klea Huta tregon për herë të parë portretin e vogëlushit: Qenie e qenies sime

Dita e sotme është e veçantë për dyshen e dashur për publikun, Klea Huta dhe Elgit Doda, pasi djali i tyre feston ditëlindjen e parë. Krid mbush sot 1-vjeç dhe moderatorja i ka bërë dedikimin më të ëmbël në “Instagram” duke zbuluar për herë të parë dhe portretin e vogëlushit.

“Krid i mamit,
Jeta ime e shtrenjte, qenie e qenies time.
Fryme e imja e perjetshme, ajri im, lumturia jone me e madhe.

Nuk e harroj kurre momentin kur te mora ne krahe dhe po shpertheja nga lumturia, momenti kur une u takova per here te pare me mrekulline me te madhe te Zotit, qe me kishte dhuruar mua.

Nuk e besoj dot se si iku nje vit dhe ti sot ben 1 vjec o jeta ime. Kur te kisha ne bark e te ledhatoja aty e enderroja si do ishe, si do i kishe syte, hunden, dockat e kur qeshim sot bashke e te perqafoj e luaj me ty.

Faleminderit qe na zgjodhe ne per prinderit e tu o engjelli jone.

Mami zgjohet naten dhe rri e te shikon e te puth ne gjume se jeta ime eshte vetem e jotja e une per ty do bej gjithcka qe ti te jesh i lumtur.

Te dua sa vetem Zoti e di. Edhe frymen time e jap per ty por une lutem qe te kemi jete sa me te gjate qe te te shijojme ty ne jeten tende qe qofte fusha me e bukur me lule qe une kam pare ndonjehere.

Zoti te bekofte dhe qofsh i udhes.

Mua dhe babin @elgitdoda na ke perjete me syte nga ty.

Te duan po aq sa ne: gjysherit, tezet, xhaxhi e te gjithe miqte e ngushte te mamit e babit.

Gezuar ditelindjen e pare KRID mreti!

– Bej Masha’Allah”, shkruan Klea.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin