Bota

Krijohet laboratori i bebeve artificiale

Të bëhesh prind është periudha me e bukur e jetës, teksa prindërimi le gjurmë të pakorrigjueshme te fëmijët. Ka shumë raste ku çiftet e reja, për një arsye apo një tjetër nuk mund të gëzojnë ardhjen në jetë të një fëmijë të tyre, por tashmë EctoLife u jep mundësi të dashuruarve që të përzgjedhin tiparet e një bebeje si të lexoje një menu.

E cilësuar si mitra’ e parë artificiale, EctoLife mund të rrisë deri në 30.000 foshnja në vit dhe thuhet se është bazuar në 50 vite studimesh revolucionare. Sipas mediave të huaja, në këtë laborator personat që nuk kanë aftësi të riprodhohen, mund të lindin fëmijën e tyre biologjik.

Sipas themeluesit të saj, Hashem Al-Ghaili, një bioteknolog dhe shkencëtar, në këtë vend prindërit që nuk kanë aftësi të riprodhohen, mund të lindin fëmijën e tyre biologjik dhe kjo vetëm duke shtypur një buton. “Paketa elitare” është një nga opsionet e këtij laboratori dhe lejon përzgjedhjen e gjeneve të embrionit përpara se ai të vendoset në ‘mitër’.

Gjithçka, nis nga ngjyra e syve, flokëve, gjatësia, forca, inteligjenca mund të përzgjidhen në paketën e 300 gjeneve që mund të ndryshohen. Veç pamjes, mund të shmangen edhe gjenet e padëshiruara të sëmundjeve gjenetike të trashëgueshme që fëmija të gëzojë shëndet të plotë.

Sipas OBSH, 300.000 gra vdesin nga ndërlikimet e shtatzënisë dhe Ectolife synon që të lehtësojë dhimbjet njerëzore, operacionet cezariane dhe lindjet e parakohshme. Gjithashtu, sipas saj, gratë që kanë hequr mitrën për shkak të kancerit apo një sëmundjeje tjetër do kenë mundësinë të bëhen nëna.

EctoLife ka 75 laboratorë të teknologjisë së lartë, secili me 400 ‘mitra’ brenda tyre. Secila imiton mjedisin biologjik brenda barkut të nënës dhe janë të përbëra nga një material që e mbron fetusin nga bakteret e jashtme.

TRENDING

Exit mobile version